Ja çfarë e shkakton migrenën?

Shëndetësia

Ja çfarë e shkakton migrenën?

Më: 12 qershor 2016 Në ora: 17:20
Migrena

Të gjithë ata që vuajnë nga migrena shpesh këshillohen që të evitojnë konsumimin e çokollatës dhe djathit, pasi konsiderohen si shkaktar të saj. 

Por një studim i fundit, i realizuar nga National Headache Foundation në SHBA, tregon se këto ushqime jo vetëm që nuk janë shkaktarë të migrenës, por në të shumtën e rasteve ndihmojnë në largimin e saj.

Mjekët vëzhguan për 3 muaj 150 persona që vuanin nga kjo dhimbje e fortë koke dhe vunë re se, çokollata ishte përgjegjëse për shkaktimin e migrenës vetëm në 10 pacientë.

Kafeina u shkaktoi migrenë 3 personave, por ia parandaloi 32 të tjerëve.

Një tjetër shkaktar i njohur botërisht, tiramina, që gjenden në disa lloje djathi, u shkaktoi dhimbje koke 13 personave dhe ia parandaloi 14 të tjerëve.

Studimi nxori në pah se qepa ka më shumë gjasa që të shkaktojë migrenë.

Në pjesën më të madhe të rasteve, migrena shkaktohet nga një kombinim faktorësh, disa prej të cilëve shumë pak të njohur nga ekspertët. Në këtë pikë, faktorë të cilët janë shkaktarë të migrenës tek disa njerëz, kanë efekt të kundërt tek disa të tjerë.

Për shembull, disa njerëz kanë migrenë kur janë të stresuar, ndërsa disa të tjerë jo dhe dhimbja e kokës i fillon menjëherë pasi i ka ikur stresi.

Përveçse një dhimbje e fortë koke, migrena mund të shkaktojë edhe ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmës, probleme me shikimin, marrje mendsh e të vjella.

Në disa raste pacientët kanë probleme me të folurit dhe me dëgjimin, mund të bëhen konfuzë dhe të kenë mpirje.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, depresioni është trefish më i zakonshëm tek ata që vuajnë nga migrena apo nga dhimbje të forta koke, sesa tek njerëzit e shëndetshëm.

Shkencëtarët thonë gjithashtu se, migrena përkeqësohet tek femrat që afrohen në menopauzë, për shkak të ndryshimit të hormoneve, duke shkaktuar dhimbje të vazhdueshme të kokës. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat