Izraeli dërgon qindra trupa në Bregun Perëndimor, nuk lejon vizitat e palestinezëve

Azia

Izraeli dërgon qindra trupa në Bregun Perëndimor, nuk lejon vizitat e palestinezëve

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 09:42
Ushtria izraelite

Qeveria izraelite ka dislokuar qindra trupa shtesë në Bregun e pushtuar Perëndimor, si kundërpërgjigje për sulmin e djeshëm që vrau katër persona në kryeqytetin Tel Aviv.

Qeveria njoftoi të enjten se do të vendoste dy batalione shtesë në Bregun Perëndimor për shkak të situatës së krijuar.

Batalionet përfshijnë këmbësorinë dhe njësi të forcave speciale. Njoftimi përkoi me mbledhjen e kabinetit të Sigurimit të Izraelit që diskutoi për situatën.

Më herët, zyrtarët e mbrojtjes pezulluan lejet për mijëra palestinezë për të vizituar Izraelin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. COGAT, një organ i mbrojtjes izraelit, tha se 83,000 lejet për palestinezët në Bregun Perëndimor për të vizituar të afërmit në Izrael ishin ‘ngrirë’.

Lejet e veçanta janë pezulluar edhe për palestinezët në Rripin e Gazës, që udhëtojnë jashtë vendit dhe të marrin pjesë në lutjet në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, tha COGAT.

Përveç kësaj, ushtria tha se kishte ngrirë lejet e punës për 204 të afërm të “sulmuesve”, teksa ka ndaluar hyrjen d he daljen në fshatin Yatta të Bregut të Perëndimor, fshat nga i cili ishin sulmuesit.

COGAT tha se do të lejohen hyrje-daljet vetëm për rastet mjekësore dhe humanitare. Bregu Perëndimor dhe Gaza janë të mbyllura si pasojë e sulmit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat