ZRRE me tarifa nxitëse për prodhimet e energjisë elektrike

Ekonomi

ZRRE me tarifa nxitëse për prodhimet e energjisë elektrike

Më: 20 maj 2016 Në ora: 16:02

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka aprovuar tarifat e reja nxitëse për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë solare fotovoltaike, të ujit dhe erës.

Sipas një komunikate, bordi ka vendosur që kohëzgjatja e marrëveshjes për blerjen e energjisë së erës të jetë 12 vite, nga 10 sa ishte më parë, dhe të ketë një çmim prej85 €/MWh. Ndërsa, për hidrocentrale të vogla me kapacitet të instaluar me të vogël ose baras me 10MË, çmimi do të jetë 67.47€/MWh, me një kohëzgjatje prej 10 vitesh, të marrëveshjes për blerje të energjisë.

“Në këtë takim Bordi ka marrë vendim që të aprovojë kërkesat për lëshimin e licencave për import, eksport dhe transit të energjisë elektrike, të ndërmarrjeve “PAN INTERTRADE" SH.P.K dhe "GSA ENERGJI" SH.P.K. Bordi ka shqyrtuar edhe aplikacionin për Autorizim fillestar për ndërtim të gjeneratorit me ujë HC “Radoniqi” me kapacitet 0.43 MË, të ndërmarrjes “Fidani Water Energy” sh,p.k. dhe ka aprovuar kërkesën për shtyrje të afatit për Autorizim Preliminar të ndërmarrjes “KELKOS-Energy Peja” sh.p.k. Bordi gjithashtu ka shqyrtuar dhe aprovuar kërkesën për modifikim të Autorizimit Final për HC “Belaja” 9.2 MË në 8.06 MË, dhe për HC “ Deçan” nga 8.4 MË në 9.8 MË, të ndërmarrjes “KELKOS-Energy” sh.p.k”, thuhet në komunikatë të ZRrE-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat