Pacolli: Policat e sigurimeve të lirohen nga TVSH-ja

Ekonomi

Pacolli: Policat e sigurimeve të lirohen nga TVSH-ja

Më: 20 maj 2016 Në ora: 14:37

Kryetari i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli ka deklaruar se jemi ndër vendet e vetme që ngarkojmë qytetarët me TVSH në sigurime. Ai ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës që të rishikojë edhe njëherë pakon fiskale dhe krahas shërbimeve tjera financiare, të lirojë edhe policat e sigurimeve nga TVSH-ja.

Ja postimi i plotë i Pacollit në facebook:

Qytetarët e Kosovës janë viktimat më të mëdha të politikës së pakuptimtë fiskale në Kosovë.

Njësia matëse në këtë rast është xhepi i qytetarëve i cili çdo vit ngarkohet më shumë e më shumë me shpenzime dhe taksa të panevojshme që imponohen nga secila qeveri që vie, duke dashur që të mbulojnëhumbjet e pazarllëqeve të tyre.

Industria e Sigurimeve në Kosovë është njëra nga industritë ku kompanitë mezi që mbijetojnë nga ngarkesat e padrejta fiskale si tatime, taksa administrative dhe TVSH. Them ngarkesa të padrejta sepse kompanitë e sigurimeve paguajnë 5 % tatim në qarkullim pa të drejtë të zbritjes së shpenzimeve ndërkohe që kompanitë tjerashërbyese/tregtare në Kosovë paguajnë tatim në fitim neto. Ky lloj tatimi në qarkullim krijon humbje të mëdha për kompanitë dhe vështirëson operimin e tyre normal dhe si rrjed hojë, krijon pasiguri te vetë qytetarët e siguruar sepse obligimet ndaj tyre nuk mund të përmbushen në mënyrë të kënaqshme dhe të pritshme.

Edhe kompanitë e sigurimeve në rajon paguajnë tatim në fitim neto , pra mbetemi industria më e ngarkuar padrjetësisht.

TVSH është 18 % për polica të sigurimit. Dihet se kjo taksë mblidhet nga qytetarët e Kosovësdhe i paguhet shtetit.

Mirëpo, kjo praktikisht bie ndesh me vetë kuptimin e saj ( tatimi mbi vlerën e shtuar) sepse marrja përsipër e rreziqeve nga ana e kompanive të sigurimit nuk krijon kurrfarë vlere të shtuar por vetëm përgjegjësi për kompanitë e sigurimeve. Pra, kjo taksë i ngarkon padrejtësisht policëmbajtësit tanë me 18 % më shumë prim.

Kjo dhe është arsyeja kryesore se përse shumica e bizneseve të Kosovës mbeten të pasiguruara dhe një numër i madh i automjeteve lëvizin në trafik pa sigurim.

Në SHBA dhe shtetet Evropiane nuk paguhet TVSH për polica të sigurimeve dhe këtë e kam bërë të qartë disa herë. Jemi ndër vendet e vetme që ngarkojmë qytetarët me TVSH në sigurime, andaj shfrytëzoj rastin që të kërkoj nga Kryeministri i Kosovës që të rishikojë edhe njëherë pakon fiskale dhe krahas shërbimeve tjera financiare të lirojë edhe policat e sigurimeve nga TVSH-ja.

Kjo automatikisht do të kishte efekt të drejtpërdrejtë në rritjen e buxhetit të shtetit përmes rritjes së numrit të policave të sigurimit dhe rritjes së tregut në përgjithësi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat