Kosova bëhet me mekanizëm që mbikëqyr tregun

Ekonomi

Kosova bëhet me mekanizëm që mbikëqyr tregun

Më: 20 maj 2016 Në ora: 12:19

(E plotësuar) -Nën kryesimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, është inauguruar sot Trupa Koordinuese për mbikëqyrjen e tregut, që do të shërbejë për sigurimin e produkteve në treg.

Zyrtarë të MTI-së potencuan se ka ende sfida të konsiderueshme në këtë fushë, por thanë se me përpjekjet e përbashkëta, kjo Ministri do t’i përmbush obligimet duke bërë përparime të nevojshme në drejtim të përmirësimit të standardit të jetës së qytetarëve dhe avancimin e mëtejmë të zhvillimit në ekonomi.

Këshilltari i ministres së MTI-së, Lulëzim Krasniqi tha se kjo Trupë garanton edhe konkurrueshmërinë për lëvizje të lirë të mallrave ashtu siç kërkojnë rregullat dhe parimet e tregut të BE-së në të cilin Kosova ka filluar integrimin e plotë përmes Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

Krasniqi: Presim rezultate të prekshme

“Trupa Koordinuese për Mbikëqyrjen e Tregut kryesisht ka rolin, kompetencën e koordinimit, dhe në këtë kuadër ne presim rezultate të prekshme pasi kemi hyrë në fazën e implementi mit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, e cila na obligon të jemi të përgjegjshëm dhe të punojmë bashkërisht në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët për integrim të plotë në BE”, tha këshilltari Krasniqi.

Kryeinspektori i tregut në MTI, Lulëzim Syla, tha se forcimi i bashkëpunimit përmes themelimit të Trupit Koordinues është i rëndësishëm për mbikëqyrjen e tregut për produktet jo-ushqimore.

Syla: Eliminimi i konkurrencës së padrejtë

“Ky është takimi i parë zyrtar i institucioneve, të cilat përbëjnë trupin Koordinues të themeluar me vendim të Qeverisë... me qëllim të mbikëqyrjes së sigurisë dhe përputhshmërisë së produkteve jo-ushqimore. Për më tepër, duhet të shtojmë se, mbikëqyrja e tregut është e rëndësisë jetike për interesin e operatorëve ekonomik, sepse i ndihmon ata drejt eliminimit të konkurrencës së padrejtë”, tha kryeinspektori Syla.

Ndërsa, nga Komisioni Evropian, Corinne Deleu, tha se legjislacioni i Kosovës për mbrojtjen e konsumatorëve dhe tregut duhet të jetë në harmoni me atë të BE-së. Sipas saj legjislacioni i BE ka fokusin në sigurinë produkteve të konsumatorëve dhe mbikëqyrjen tregut për të gjitha produktet jo-ushqimore me qëllim që të rritet siguria e produkteve të konsumatorëve.

Deleu: Legjislacioni i Kosovës për mbrojtjen e konsumatorëve duhet të përshtatet me atë të BE-së

“Legjislacioni i BE-së e ka fikusin në sigurinë produkteve të konsumatorëve dhe mbikëqyrjen tregut për të gjitha produktet jo-ushqimore me qëllim që të rritet siguria e produkteve të konsumatorëve dhe të forcohet mbikëqyrja e tregut në BE. Legjislacioni i Kosovës në fushën e mbikëqyrjes së tregut për mbrojtjen e konsumatorëve duhet të përshtatet me atë të BE-së n ë mënyrë që të sigurohet mbrojtja aktive konsumatorit në Kosovë me monitorimin e rregullave nga autoritetet kompetente”, tha Deleu.

Ishte përmendur shumë herë në raportet e BE-së se Kosova nuk kishte themeluar një Trupë bashkëpunimi dhe koordinimi formal në lidhje me mbikëqyrjen e tregut.

Kosova bëhet me mekanizëm që mbikëqyr tregun

Nën kryesimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, është inauguruar sot Trupa Koordinuese për mbikëqyrjen e tregut, që është i një rëndësie të madhe për produkte të sigurta në treg.

Kjo Trupë garanton edhe konkurrueshmërinë për lëvizje të lirë të mallrave ashtu siç kërkojnë rregullat dhe parimet e tregut të BE-së në të cilin Kosova ka filluar integrimin e plotë përmes Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Kështu ta këshilltari i ministres së MTI, Lulëzim Krasniqi.

Kryeinspektori i tregut në MTI, Lulëzim Syla, tha se forcimi i bashkëpunimit përmes themelimit të Trupit Kordinues është i rëndësishëm për mbikëqyrjen e tregut për produktet jo-ushqimore.

Për të arritur qëllimet e mbikëqyrjes, Trupa Koordinuese duhet vazhdimisht të analizojë aktivitetet e kryera nga autoritetet e mbikëqyrjes së tregut dhe masat e ndërmarra në mbikëqyrjen e tregut të produkteve dhe ndikimin e tyre.

Kjo është mbledhja e parë e kësaj Trupe nën kryesimin e MTI-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat