Rrjeti Bizneseve të Diasporës Shqiptare, përgatitet për Forumin II Ekonomik, në New York (Foto)

Ekonomi

Rrjeti Bizneseve të Diasporës Shqiptare, përgatitet për Forumin II Ekonomik, në New York (Foto)

Nga: Beqir SINA, New York City Më: 18 maj 2016 Në ora: 13:15

NEW YORK CITY : Rrjeti Bizneseve të Diasporës Shqiptare për SHBA , po përgatitet seriozisht për mbajtjen e Forumit të II-të Ekonomik, dhe takimet e ashtuquajtura B2B në mes të përfaqësuesve të bizneseve të Kosovës, Shqipërisë, dhe bizneseve të tjera të shqiptarëve, në vendet e Europës, ku janë edhe degët e këtij, rrjeti, forum, ky i cili do të mbahet në shtator, në Metropolin e botës qytetin e New Yorkut.

Unioni Global i Biznesmenëve Shqiptar në Botë, kishte vendosur në tubimin e fundit vitin e kaluar në Prishtinë, që Forumin e II Ekonomiko Financiar, i cili zgjatë 5 ditë, që nisi në Vjenë, dhe rrugëtojë në Prishtin -Tiranë, këtë shtator t’a mbajë, kësaj radhe në qytetin më të madh dhe më të zhvilluar në botë, New York, ku jetojnë e ushtrojnë bizneset e tyre, biznesmen dhe afaristë mjaft të suksesshëm shqiptarë.

Presidenti i këtij unioni, afaristi i njohur nga Dallasi, Nazar Mehmeti, na tha dje se :”Një nga arsyet që zgjodhëm është se në muajin shtator, dhe se ato ditë ky qytet merr një vemendje e rëndësi të jashtëzakonshme, dhe nga fakti se çdo vit në muajin shtator, këtu mbajnë punimet prej dy javësh, Asambleja e Përgjithëshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), në kryeqëndrën e kësaj organizate në Nju Jork, çka mendojë se ia rritë rëndësinë e vemendjen edhe forumit tonë”, tha ai.

Ashtu , si e dimë shtoi presidenti i rrjetit : “Në çdo sesionin të kësaj Asambleje, marrin pjesë mbi 140 udhëheqës shtetesh dhe qeverishë si dhe përfaqësues të biznesit, të financave dhe të shoqërisë civile, si dhe personalitete me influencë botërore nga mbarë bota, nga Shqipëria, Kosova, dhe mbarë trojet shqiptare”.

Pra, do të jenë në New York, tregojë Mehmeti, edhe udhëheqsit tanë -- të cilët vijnë nga Shqipëria e Kosova, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, Presidenti i Kosovës zoti Hashim Thaqi, dhe personalitet e tejra që do t’i shoqërojnë ata përfshirë edhe nga Ministria e Disaporës, personalitete shqiptare nga Mali i Zi , Maqedonia e trojet shqiptare, të cilët vijnë së bashku me delegacionet shqiptare në punimet vjetore të OKB-së në Nju Jork.

Në këtë forum, ata do të jenë të ftuar, por, ne ende nuk kemi marrë konfirmimet për pjesmarrjen e tyre, tha Presidenti i këtij unioni zoti Nazar Mehmeti.

Kryetari i Rrjeti Bizneseve të Diasporës Shqiptare për SHBA, i cili është mikëpritësi dhe organizatori i këtij forumi në New York, Elmi Berisha, tha se “qëllimi i këtij forumi është krijimi i urave të bashkëpunimit mes bizneseve të ashtuquajtura vendore, në Shqipëri e Kosovë, viset shqiptare në Ballkan, dhe atyre të diasporës, pra nikoqirit të këtij forumi ekonomiko financiar , pra Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në SHBA, dhe Kanada”.

Ata sqaruan se Forumi i New Yorkut, do të presë për 5 ditë, përfaqësuesit e kompanive shqiptare në, Europë, së bashkë me ministrin e Diasporës, Valon Muratin, drejtorin e departamentit për investime të diasporës Naim Dedushajn, i cili është edhe një ndër themeluesit e Unionit Global i Biznesmenëve Shqiptar në Botë, dhe dodhet këtu, aktualisht në përgatitjet e këtij forumi në shtator,

Ndërkohë, me këtë rast mbrëmë, në Summit - New Jersey, lokalin e njohur të biznesmenti shqiptar Zabit Bytyqi, i zgjedhur si vendi mikpritës, u mbajt një takim pune mbi përgatitjet e Forumit të II Ekonomik e Finaciar të Unionit Global të Biznesmenëve të Diasporës shqiptare, që do të mbahet në shtator në New York .

Në këtë takim pune në Fiorino restaurant, me kolegët e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, nga Dallasi, Ismet Smajli, Gani Fejza, të udhëhequr nga Kryetari i këtij unioni zoti Nazar Mehmeti, dhe drejtori për investime kapitale në ministrin e diasporës Dr. Naim Dedushaj, ishte edhe zoti Elmi Berisha, kryetar për Kanada e SHBA, si dhe nën kryetari Besim Malota.

Ata, ka mbajtur këtë takim filimisht në Nju Jork, dhe dje në mbrëmje, në New Jersey, duke e quajtur atë takim pune - kështu të paktën thanë ata simbas një njoftimi të postuar prej tyre në rrjetin social facebook , të në/kryetarit zotit Elmi Berisha - kryetar për SHBA e Kanada.

Në këtë darkë pune përgatotitore morën pjesë, duke diskutuar edhe veprimtarë e biznesmen të dalluar të komunitetit, z. Harry Bajraktari, një ndër figurat më të rëndësishme të komunitetit shqiptar në Amerikë, biznesmeni e promovuesi i çështjes së Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi në Kongresin amerikan e në Shtëpinë e Bardhë, i cili ka investuar në Kosovë, si dhe veprimtari e biznesmeni Anton Raja.

Kurse, tem diskutimi po sipas tyre ishte fuqizimi i rrjetit të bizneseve shqiptare në Amerikë e Kanada, dhe investimet shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe trojet shqiptare, kontributi i biznesmeneve shqiptarë nga SHBA në vendlindje nëpërmjet lidhjeve të mira me Unionin Global të bizneseve shqiptare në Diasporë, i cili mbahet këtë shtator në New York.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat