Energjia, parakusht i zhvillimit të qëndrueshëm (Foto)

Ekonomi

Energjia, parakusht i zhvillimit të qëndrueshëm (Foto)

Më: 18 maj 2016 Në ora: 12:36

(E plotësuar) - KEDS prezantoi sot planin zhvillimor të rrjetit të shpërndarjes në Kosovë, duke e ditur se energjia mundëson zhvillimin ekonomik dhe është e domosdoshme për çdo amvisëri, gjë që lartëson rëndësinë e këtij prezantimi.

Kështu u tha në një konferencë për medie, ku u prezantuan në detaje investimet në secilën lagje të secilit lokalitet. Po ashtu, plani zhvillimor paraqet periudhën e investimeve për vitet 2016-2025.

Drejtori menaxhues i KEDS, George Karagutoff duke folur për planin, tha se deri në vitin 2025, do të investohen mbi 300 milionë euro me rreth mbi 3 mijë transformator të ri, zvogëlim të humbjeve teknike, tension me nivel standard dhe shumë dobi të tjera për konsumatorët e tyre.

Karagutoff: Me planin e ri mbi 350 transformatorë të rinj

“Planifikojmë të kemi më shumë se 300 milionë euro investime, 3500 transformatorë të rinj apo të zëvendësuar, mbi 2 mijë kilometra linja të reja ajrore dhe zvogëlim të humbjeve teknike nga 15 në 9 për qind. Përfshihet në plan po ashtu edhe cilësia më e lartë teknike dhe e qëndrueshmëria. Po ashtu, edhe shumë dobi të tjera për konsumatorët”, tha Karagutoff.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, duke folur për programin e zhvillimit të KEDS dhe fushat tjera energjetike që kanë rëndësi për zhvillimin ekonomik, tha se janë në përmbyllje të fazës komerciale me kompaninë amerikane “'Contour Global', ku sipas tij, si komision ndërministrorë për këtë projekt janë në afatet kohore, pasi kjo pritet të përfundojë deri në muajin qershor. Sipas tij, në pranverën e vitit të ardhshëm do të nisin punimet e “Kosovës së re”.

Stavileci: Energjia elektrike parakusht i zhvillimit të qëndrueshëm

“Jo vetëm ky plan zhvillimor por edhe shumë plane të tjera që lidhen me fushën e energjisë elektrike kanë rëndësi të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë...Gjithmonë e kemi thënë dhe po vazhdojmë ta themi se derisa nuk përçudnojnë të gjitha këto projekte të kësaj faze energjia është parakusht i zhvillimit të qëndrueshëm”, tha ministri Stavileci.

Kurse, drejtuesi Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Enver Halimi tha se ky plan zhvillimor mund të mundësojë furnizimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të energjisë elektrike me një çmim të arsyeshëm. Ai kërkojë që në këtë studim të jenë të përfshihen komunat e Kosovës me qëllim të identifikimit të nevojave për zgjerimin e rrjetit shpërndarës, si dhe të ofrojë dëgjime publike me të gjitha palët tjera të interesit.

Halimi: KEDS të mbajë dëgjime publike me të gjitha palët e interesit

“Zyra e rregullatorit për energji ka kërkuar nga KEDS që në këtë studim të involvohen komunat e Kosovës me qëllim të identifikimit të të nevojave të komunave për zgjerimin e rrjetit shpërndarës si dhe të ofrojë dëgjime publike me të gjitha palët tjera të interesit”, tha Halimi.

Ministri Stavileci në këtë takim ka dënuar sulmin ndaj drejtorit të KEDS-it, që ka ndodhur dy ditë më parë.

KEDS planifikon investime prej 300 milionë eurove deri në vitin 2025

KEDS prezantoi sot Planin zhvillimor të rrjetit të shpërndarjes në Kosovë, duke e ditur se energjia mundëson zhvillimin ekonomik dhe është e domosdoshme për çdo amvisëri, gjë që lartëson rëndësinë e këtij prezantimi. Kështu u tha në një konferencë për medie.

Prezantimi parasheh në detaje investimet në secilën lagje të secilit lokalitet. Po ashtu, plani zhvillimor paraqet periudhën e investimeve për vitet 2016-2025.

Drejtori menagjues i KEDS, George Karagutoff duke folur për planin, tha se deri në vitin 2025 do të investohen deri në 300 milionë euro, me 1 mijë e 700 transformatorë të rinj, 2 mijë kilometër linja të reja, tensioni i nivelit do të bëhet standard, do të punohet në reduktim të humbjeve teknike prej 15 për qind në 9 për qind, do të ketë ndërprerje minimale në rrjet, kualitet më i lartë teknik dhe rrjet i qëndrueshëm.

E, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, tha se ky program i zhvillimit të KEDS dhe shumë fusha të tjera kanë rëndësi për zhvillimin ekonomik. Ai tha se energjia është parakusht për zhvillimin ekonomik dhe të bizneseve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat