Kosova ka kapacitete të mjaftueshme për investime të huaja!

Ekonomi

Kosova ka kapacitete të mjaftueshme për investime të huaja!

Nga: Diana Bunjaku Më: 18 maj 2016 Në ora: 11:37

Kosova dhe ekonomia e saj janë të gatshme për të thithur investime të huaja, kur dihet se në mesin e 20 vendeve, Kosova radhitet e 18-ta, duke lënë prapa vetëm Bjellorusinë dhe Shqipërinë.

Ekspertët e ekonomisë thonë se Kosova ka çfarë t'iu ofroj investitorëve, meqenëse ka sektorë atraktiv, si energjetika, bujqësia, xehetaria, metalurgjia, apo shërbimet.

Por sipas tyre problemi serioz, paraqitet nga vet shteti, pasi investitorët kërkojnë stabilitet dhe qëndrueshmëri afatgjatë

Nexhat H. Koxha ekspert i ekonomisë tha se Kosova ka kapacitete te mjaftueshme për investime te huaja.
“Sigurisht që korporatat e huaja janë të mirëseardhura në Kosove kur dihet shkalla e lartë e papunësisë tek ne. Si hap i pare Qeveria duhet të luftojë korrupsionin në të gjitha institucionet shtetërore me qellim të thithjes së investimeve” tha Koxha.

Sipas tij, investitorëve të huaj duhet të ju japin lehtësira tatimore duke përfshirë tatimet e korporatave si dhe tatimet tjera.

“Qeveria për joshjen e investitoreve të huaj duhet të ju krijoje kushte të infrastrukturës duke përfshirë këtu edhe energjinë elektrike rrugët si dhe mënyrat tjera me qellim të hapjes së vendeve të reja të punës” pohoi Koxha.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat