Kosova dhe Shqipëria së bashku për lehtësimin e punës së bizneseve (Foto)

Ekonomi

Kosova dhe Shqipëria së bashku për lehtësimin e punës së bizneseve (Foto)

Më: 16 maj 2016 Në ora: 12:27

(E plotësuar) -Kosova dhe Shqipëria po punojnë që të lehtësojnë procedurat doganore, në mënyrë që të ndihmojnë tregtarët në të bërit biznes

Kështu deklaruan sot ministri i Financave të Kosovës Avdullah Hoti dhe ai i Shqipërisë, Arben Ahmetaj. Ministrat e dy vendeve thanë se kanë shënuar hapa përpara në shkëmbimet tregtare, veçse ende ka punë për të bërë në këtë drejtim. Gjithashtu, ata bënë të ditur se janë pajtuar që importuesit nga Kosova të mund ta shfrytëzojnë portin e Durrësit, si portën e vetme hyrëse sa i përket kontrollit doganor.

Avdullah Hoti, duke folur për arritjet e Kosovës dhe Shqipërisë në shkëmbimet tregtare, tha se aktualisht 89 për qind e deklarimeve zyrtare mes të dy vendeve kalojnë drejtpërdrejte në sistem.

Ai tha se është shkurtuar në masë të lartë koha e zhdoganimit, derisa të dy doganat punojnë 24 orë në ofrim të shërbimeve për biznese.

Hoti: Do të lehtësojmë të bërit biznes në të dy anët e kufirit

“U dakord uam për masat që duhet t’i ndërmarrim në dy anët e kufirit, për të lehtësuar të bërit biznes, sidomos sa i përket zhdoganimit të shpejtë të produkteve të freskëta gjatë verës. Ne në anën Kosovës duhet të shikojmë funksionimin e terminaleve doganore për ta bërë më të lehtë e më të çashëm për bizneset nga Shqipëria. Kishim një dakordim të plotë për progresin që duhet të bëjmë me njohjen reciproke të certifikatave të AVUK-ut, në të dy anët e kufirit. Kemi bërë progres në këtë drejtim, por ende ka punë për të bërë”, tha Hoti.

Ndërsa ministri Ahmetaj tha se janë pajtuar me Kosovën që porti i Durrësit të jetë porta e vetme hyrëse për sipërmarrjet doganore, sa i përket kontrollit doganor.

Ahmetaj: Porti i Durrëesit, porta e vetme hyrëse për sipërmarrjet mga Kosova

“Së bashku me ministrin diskutuam një propozim të përbashkët , që porti i Durrësit të kthehet porta e vetme unike hyrëse për sipërmarrjet kosovare në kuptimin e kontrollit doganor. Që do të thotë çdo sipërmarrje kosovare, mjafton të inspektohet, zhdoganohet në portin e Durrësit, dhe të ketë hyrje të drejtpërdrejtë më pas drejtë Kosovës në tregun Kosovar”, tha Ahmetaj.

Ai tha se tani u takon administratave tatimore të ulen dhe të diskutojnë detajet ligjore dhe teknike për këtë që ai e konsideroi ndihmesë të madhe për sipërmarrjen nga Kosova, por edhe si rritje e efektshmërisë së portit të Durrësit.

Ahmetaj: Nuk do të ketë rritje fiskale të taksave

“Duke iu referuar kërkesave të sipërmarrjes kosovare që ka rezidenca të përhershme në njësitë e përhershme në Shqipëri, dhe sigurisht edhe këtu, dua ta ndaj me sipërmarrjen kosovare dhe shqiptare, që Qeveria Shqiptare ka rënë dakord që mos të ketë më a snjë lëvizje fiskale taksash në rritje. E deklaroj që nuk do të ketë asnjë rritje taksash, do të ketë një stabilitet të sistemit dhe ligjeve tatimore. E vetmja paketë që ne do të avancojmë është paketa e lehtësive procedurale e cila besoj do të jetë gati besoj në shtator të këtij viti”, tha Ahmetaj.

Në këtë konferencë u tha se kanë marrë vendim që administratat e të dy vendeve të intensifikojnë takimet, dhe të arrijnë së shpejti pajtueshmëri për të lehtësuar marrëdhëniet tregtare ndër-kufitare.

​Ahmetaj: Porti i Durrësit ndalesa e fundit për importuesit nga Kosova

Unifikimi i tregut nuk është thjesht një dëshirë politike apo një dëshirë romantike, por është një proces konkret i cili hap pas hapi dhe vit pas viti bëhet edhe më i prekshëm.

Kështu u tha në tryezën "Dialogu ndërshtetëror: të bërit biznes dhe sfidat e qasjes në tregjet respektive”, që morën pjesë dy ministrat e Financave, ai i Kosovës dhe i Shqipërisë.

Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti tha se ky është një takim parapërgatitor për mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë.

Pa specifikuar se për cilat marrëveshje është fjala, Hoti tha se në mbledhjen e përbashkët të dyja Qeverive shqiptare që do të mbahet më 3 qershor do të nënshkruhen dy marrëveshje dhe do të raportohet për progresin e arritur.

Hoti tha se ende duhet punuar për unifikimin e tregut të përbashkët dhe do të hapen rrugët për heqjen e barrierave që kanë mbetur ende, ato kufitare dhe tregtare.

Hoti: Duhet të punojmë akoma për të unifikuar tregjet tona

“Kemi bërë p rogres të konsiderueshëm në këtë çështje, ka edhe çështja të tjera të cilat duhet të punojmë akoma për të unifikuar tregjet tonë në dy anët e kufirit, drejt një tregu të përbashkët për tu siguruar se të dyja ekonomitë e të dy vendeve të shfrytëzojnë komlimentaritetin që kemi edhe në ekonomi për veç fushave të tjera. Jemi të nderuar që sot ministri është këtu për të diskutuar dhe pajtuar për një dinamikë të përgjithshme për masat që po i ndërmarrim ndërkohë drejt arritjes së këtyre objektivave”, tha Hoti.

Ministri i Hoti tha se marrëdhëniet tregtare kanë shënuar rritje, por ka edhe hapësirë që të heqin çfarë do lloj barriere teknike formale.

Ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj tha sejanë në përpjekje të thjeshtësojnë procedurat doganore dhe tregtare. Sipas tij importuesit nga Kosova dhe Kosova mund ta shfrytëzojnë portin e Durrësit, i cili sipas tij do të funksionojë si ndalesa e fundit për importuesit nga Kosova. Po ashtu ai tha se unifikimi i tregut duhet të ndodhë, por është në proces që bëhet hap pas hapi.

Ahmetaj: Unifikimi i tregut nuk është thjesht një dëshirë politike apo një dëshirë romantike

“Kemi prekur çështje specifike dhe konkrete të cilat shkojnë në thjeshtësimin e më tejshëm të procedurave doganore dhe tregtare në favor të dy anëve. Unifikimi i tregut nuk është thjesht një dëshirë politike apo një dëshirë romantike, por është një proces konkret i cili hap pas havi dhe vit pas viti bëhet edhe më i prekshëm”, tha Ahmetaj.

Ai tha se tregtia në mes dy vendeve ka përmirësime dhe kanë mundësi volumet tregtare për t’u rritur edhe më tej. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit mirëpo në momentin ku u hap debati mediet u nxorën jashtë.

​Kosova dhe Shqipëria të unifikojnë tregun

Në tryezën "Dialogu ndërshtetëror: të bërit biznes dhe sfidat e qasjes në tregjet respektive”, ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se ky është një takim parapërgatitor për mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë.

Pa specifikuar se për cilat marrëveshje është fjala, Hoti tha se sot do të arrihen dy marrëveshje ndërmjet tij dhe homologut të tij nga Shqipëria.

Hoti tha se ende duhet punuar për unifikimin e tregut të përbashkët dhe do të hapen rrugët për heqjen e barrierave që kanë mbetur ende, ato kufitare dhe tregtare.

Ministri i Financave të Shqipërisë Arben Ahmetaj tha se janë në përpjekje të thjeshtësojnë procedurat doganore dhe tregtare.

Ai tha se importuesit nga Kosova dhe Kosova mund ta shfrytëzojnë portin e Durrësit, ky port të funksionojë si ndalesa e fundit për importuesit nga Kosova. Po ashtu ai tha se unifikimi i tregut duhet të ndodhë, por është në proces që bëhet hap pas hapi.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat