Abrashi zotohet se do t’ua përmirësojë gjendjen pensionistëve

Ekonomi

Abrashi zotohet se do t’ua përmirësojë gjendjen pensionistëve

Më: 14 maj 2016 Në ora: 20:21

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi paraditen e sotme e ka kaluar me disa prej pensionistëve kosovare, me rastin e mbajtjes së Kuvendit të Lidhjes së Pensionistëv.

Me këtë rast, ai ka marrë një mirënjohje nga Lidhja e Pensionistëve, duke u zotuar se do të punojë për përmirësimin e mirëqenies së tyre.

“Paraditen e sotme e kalova me pensionistët tanë të nderuar, me rastin e mbajtjes së Kuvendit të Lidhjes së Pensionistëve. Jam shumë krenar për mirënjohjen e pranuar nga Lidhja e Pensionistëve, e njëkohësisht u zotova se bashkarisht do të punojmë për përmirësimin e mirëqenies së pensionistëve, atyre që kanë dhënë aq shumë për ndërtimin e Kosovës. Sukseset e njëpasnjëshme që po i arrijmë këto ditë, përveç përkushtimit tonë të përbashkët, janë rezultat i sakrificave dhe kontributit të brezave të tërë të Kosovës. Republika e Kosovës do të ofrojë përkrahje dhe respekt institucionalë për të gjithë njerëzit që kontribuan për lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës”, ka njoftuar ministri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat