Vazhdohet marrëveshja për punësimin e 120 punëtorëve shëndetësore

Ekonomi

Vazhdohet marrëveshja për punësimin e 120 punëtorëve shëndetësore

Më: 10 maj 2016 Në ora: 22:52

Numri i punëtorëve shëndetësore të angazhuar përmes një marrëveshje mes komunës dhe organizatës Caritas Kosova do të kenë të sigurt punësimin deri në më 30 prill të vitit të ardhshëm. Veç komunës dhe Caritas Kosovës tash janë të përfshira edhe dy Ministri ajo e Shëndetësisë dhe ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale të cilat janë zotuar se do të japin mjete financiare për të përkrahur projektin i cili ka mundësi të vazhdojë edhe pas skadimit të këtij afati të përcaktuar.

120 punëtorët shëndetësore të cilët janë angazhuar viteve të fundit si rezultat i marrëveshjeve që ka bërë komuna e Ferizajt së bashku me organizatën Caritas Kosova nga ky muaj do të kenë të sigurt kohëzgjatjen e punës edhe për një vit. Drejtori komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Burim Karamata konfirmon se marrëveshja tani është katërpalëshe ku janë inkuadruar edhe institucionet e nivelit qendror. Ky projekt pritet të japë rezultate edhe më të mira.

Përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë pohojnë se kjo kërkesë e komunës së Ferizajt është mirëpritur dhe është mbështetur si mjaft e dobishme. Këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë Imet Rrahmani Gëzim Kokollari pohon se përkrahja duhet të vazhdojë edhe më tutje

E vazhdimin e marrëveshjes dhe projektin për mbështetje financiare e ka mjaft të nevojshme edhe komuna e Ferizajt.
Zyrtarët komunal të Ferizaj e pranojnë se deri më tani baza financiare e këtij projekti ka qenë e paqëndrueshme ku janë shfaqur disa herë edhe vonesa në pagesa por me sistemin e ri premtohet se do të eliminohen pengesat e tilla.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat