Mulaku: Është kthyer interesimi në bujqësi, s’është turp të punohet toka

Ekonomi

Mulaku: Është kthyer interesimi në bujqësi, s’është turp të punohet toka

Më: 6 maj 2016 Në ora: 21:27

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë , Bajram Mulaku ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna”, në Tribuna Channel me Menduh Abazin se toka e Vushtrrisë është mjaft e plleshme dhe rreth 7 mijë hektarë tokë kanë sistemin e ujitjes.

Ai ka pohuar se në vitin 2013 kanë aprovuar strategjinë zhvillimore ekonomike sociale ku përmes zhvillimit ekonomik i kanë dhënë rëndësi zhvillimit të bujqësisë, duke shtuar se bujqësia në Vushtrri është aseti kryesor.

Mulaku, ka thënë se gjendja në Vushtrri sa i përket bujqësisë ka ndryshuar për të mirë dhe toka tashmë është duke u punuar shumë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat