Mustafa i bindur se Kosova po bën progres në zhvillimin ekonomik

Ekonomi

Mustafa i bindur se Kosova po bën progres në zhvillimin ekonomik

Më: 6 maj 2016 Në ora: 20:58

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim zëvendës drejtorin për Evropë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Athanasios Arvanitis.

Ai u shpreh i kënaqur që për herë të parë në Kosovë po mbahen takimet vjetore të konstituencave, grupeve të vendeve anëtare, të Bankës Botërore dhe FMN’së.

Mustafa theksoi reformat domethënëse që po ndërmerren në rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

“Kosova po bën progres të mirë në shumë fusha, duke përfshirë ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, financave të qëndrueshme publike dhe tregut të qëndrueshëm financiar”, citohet të ketë thënë kryeministri.

Sipas këtij njoftimi, zëvendës drejtori për Evropë i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Athanasios Arvanitis, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejme të FMN’së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat