Bie transporti i mallrave me tren

Ekonomi

Bie transporti i mallrave me tren

Më: 5 maj 2016 Në ora: 16:20

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit për tremujorin e parë të këtij viti, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, dhe Postë Telekomunikimin, ku thuhet se ka rënie të numrit të pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin, njëjtë siç ka ndodhur edhe me transportin e mallrave me tren.

ASK nëpërmjet një komunikate ka thënë se në territorin e Kosovës kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 binarë hekurudhorë privatë, derisa qarkullojnë 8 lokomotiva dizel, të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.

“Në tremujorin e parë të vitit 2016, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rreth 61 mijë. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2015, numri i udhëtarëve ka shënuar një ulje prej 6.94%. Transporti i mallrave me tren, në tremujorin e parë të vitit 2016, është rreth 79 mijë tonë. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar vërehet se ka pasur ulje për 60.43%. Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e parë të vitit 2016, janë 1 433, ose 12.92% më shumë fluturime se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2015)”, thuhet në komunikatë.

Numri i udhëtar ëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet udhëtimi është rreth 350 mijë dhe në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka një rritje prej 18.64%.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat