Protesta e 131-të e ish – punëtorëve të fabrikës së tubave (Foto)

Ekonomi

Protesta e 131-të e ish – punëtorëve të fabrikës së tubave (Foto)

Më: 5 maj 2016 Në ora: 15:22

Është hera e 131-të që ish – punëtorët e Fabrikës së Tubave në Ferizaj ngritin e zërin e tyre përmes protestave. Kërkojnë që mundi i 912 punëtorëve t’u shpaguhet më në fund.

Pos protestave ata kanë provuar çdo formë tjetër që të vijnë deri tek e drejta e tyre, madje i janë drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e fundit madje u ka dhënë të drejtë kërkesave të tyre. Kryetari i Shoqatës Sindikale të ish – punëtorëve të kësaj fabrike, thotë se Agjencioni Kosovar i Privatizimit vazhdon të bëjë shkelje duke mos ekzekutuar aktgjykimin e kësaj Gjykate.

Azemi thotë për KosovaPress se ka takuar përfaqësuesit e AKP-së, e po ashtu edhe shefat e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së. Mirëpo as prej tyre nuk ka kurrfarë rezultati.

Ata, sot kanë kërkuar takim me kryeministrin Isa Mustafa. Këtë takim Azemi thotë se janë duke e kërkuar qysh prej tre muaj, mirëpo, deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Azemi këtë e quan hipokrizi dhe paradoks.

“Ky është një paradoks, hipokrizi e pashpjegueshme. Unë isha në Nju Jork dhe e bëna një kërkesë me hy në kombet e bashkuara dhe pa kurrfarë problemi kemi hyrë. Dhe na e kanë dhënë ...ndërsa ky njeri që është betuar në kushtetutë dh ligj nuk është në gjendje me u taku me qytetarët e vet dhe shet filozofi para Bashkimit Evropian ku i shkel të drejtat e qytetarëve të vet”, tha Azemi për KosovaPress.

Ish – punëtorët, duke u shprehur fuqishëm se kanë të drejtë ligjore, do të vazhdojnë me kërkesat e tyre deri në fund. Madje nuk e mohojnë edhe një padi ndaj kryeministrit Isa Mustafa, sepse ky i fundit nuk është i paprekshëm sipas tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat