BQE heq kartëmonedhën 500 euro

Ekonomi

BQE heq kartëmonedhën 500 euro

Më: 4 maj 2016 Në ora: 20:24

Prerja më e madhe e euros do të dalë nga qarkullimi. Prerja prej 500 eurosh nuk do të jetë më në qarkullim duke filluar nga viti 2018. Vendimi është marrë nga Këshilli drejtues i Bankës Qendrore Europiane.
BQE e ka marrë një vendim të tillë me qëllim që të luftojë aktivitetet kriminale, riciklimin dhe evazionin fiskal.

Kartëmonedha ngjyrë vjollcë është prerja më e madhe e monedhës së bashkuar evropiane. Si e tillë, ajo mund të jetë një instrument i fuqishëm në duart e organizatave kriminale për aktivitete të jashtëligjshme, një shqetësim i ngritur disa herë ky nga vetë numri një i BQE-së, Mario Draghi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat