Bizneset e Mitrovicës eksportuese në Evropë

Ekonomi

Bizneset e Mitrovicës eksportuese në Evropë

Më: 4 maj 2016 Në ora: 09:25

Me rastin e shënimit të ditëve të biznesit në Komunën e Mitrovicës, kryetari Agim Bahtriri, ka filluar të vizitoi kompanitë prodhues më të suksesshme të komunës së Mitrovicës.

Fillimisht kryetari Bahtiri, së bashku me bashkpuntorët e tij dhe me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillimit Rural Nasuf Aliu, kanë vizituar fabrikën e llaqeve “Bunjamini” dhe fabrikën e mobileve “Veli”, ku nga afër u njoftua me vështirësitë dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejmë te tyre.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, tha se gjatë këtyre ditëve do të ketë shumë vizita për prodhuesit e komunës sonë, ku shprehu gatishmërinë që t’u dal në ndihmë të gjitha bizneseve në afirminim e veprimtarisë së tyre.

“Komuna e Mitroivcës kërkon që të ngrihet cilësia e prodhimit dhe përkrahje më e madhe nga institucionet e larta qendrore, që t’iu dalë në ndihmë prodhuesve vendorë, sepse duke përkrahur zhvillimin e bizneseve gjenerojmë vende te reja te punës dhe ngritjen e mirëqenies së qytetareve” shtoi kryetari Bahtiri.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Bujqësisë Nasuf Aliu, ka thënë se ata do të vazhdojnë me aktivitete për tërheqjen e investitorëve të huaj për investime në Kosovë. Kurse sipas tij, aktivitetet gjatë javës së biznesit që do të zgjas 10 ditë kanë për qëllim hartimin e një agjendë që nga afër ti dëgjojnë prodhuesit nëse kanë ndonjë kërkesë në mënyrë që komuna e Mitrovicës t’ju dal në ndihmë. Drejtori Aliu po ashtu theksoj së Mitroica di mirë ti prezantojnë prodhimet vendore dhe të tregohet e kujdesshme në prodhimet që i ofron.

Ky aksion , pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim ku kryetari i komunës Agim Bahtiri, së bashku me bashkëpunëtorët e tij do të vazhdojnë ti vizitojnë nga afër edhe bizneset e tjera në rajonin e Mitrovicës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat