​Tregu i BE-së me standarde të larta, e vështirë për bizneset kosovare

Ekonomi

​Tregu i BE-së me standarde të larta, e vështirë për bizneset kosovare

Më: 3 maj 2016 Në ora: 10:49

(E plotësuar) - Në një punëtori të organizuar sot nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me mbështetjen e UNDP-së, u tha se pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, me të cilën marrëveshje bizneseve kosovare u garantohet qasja në tregun evropian, për bizneset kosovare nuk do të jetë e lehtë, për shkak të normave, konkurrencës dhe standardeve të larta të tregut evropian.

Punëtoria u prezantua për t’u njohur nga afër me mundësitë e mbështetjes institucionale për bizneset dhe kërkesat e tregut të BE-së për eksport.

Zëvendësministri i MTI-së, Avni Kastrati tha se MSA është një favor i madh dhe një obligim i madh për Kosovën, meqë do të ketë qasje në një treg të BE prej 500 milionë konsumatorëve, dhe sipas tij, qasja e bizneseve kosovare me produktet e tyre duhet të jetë me cilësi të lartë.

Kastrati: Përpunuesit e drurit sa më shpejt të rrugëtojnë për tregun e BE-së

“Konkurrimi në atë treg, gjegjësisht realizimi i ofertave tona në atë treg nuk do të jetë i lehtë, për arsye se në tregun evropian janë norma të cilat duhet të plotësohen. Në rend të parë është cilësia. Andaj, ne me punëtori të tilla sot kemi planifikuar që me përpunuesit e drurit… të bashkëbisedojmë, t’i orientojmë dhe t’i informojmë me qëllim që sa më shpejt ata të rrugëtojnë”, tha Kastarti.

Ndërsa, eksperti i UNDP-së Marjan Kavran prezantoi kërkesat e tregut të BE-së dhe theksoi se Kosova do të ballafaqohet me sfida të ndryshme për të plasuar produktet në tregjet e BE, sikurse që në Kroaci që ka probleme me qasjen në tregun BE-së, për shkak të madhësisë së këtij tregu.

Kavran: Duhet të ketë nivel të lartë të produkteve cilësore për qasje në tregun e BE-së

“Ka dallime ndërmjet anëtarëve të vjetër të BE-së dhe anëtarëve të ri… Në Kroaci kemi disa probleme sa i përket qasjes në tregun BE-së, sepse ky treg është tepër i madh për neve dhe kompanitë tona duhet të krijojnë disa strategji të reja për tregjet e jashtme, sepse është e vështirë që të shesësh diçka në tregun e BE-së për faktin se ës htë një treg tepër i madh. Pra duhet të ketë nivel të lartë të produkteve cilësore, posaçërisht kur flasim për mobilet dhe përpunimin e drurit”, tha Kavran.

E, drejtori i Departamentit të Integrimeve Evropiane dhe Koordinimit të Politikave në Ministri të Tregtisë, Irfan Lipovica tha se kjo Ministri është e fokusuar t’i ndihmojë bizneset dhe prodhuesit kosovarë që të kenë lehtësi në depërtimin e tregut evropian. Ai tha se për të qenë në gjendje që bizneset të shfrytëzojnë këtë mundësi, duhet të ketë produkte dhe shërbime cilësore përkitazi me standardet evropiane.

Lipovica: Bizneset kosovare duhet të ofrojnë shërbime cilësore

“Për të qenë në gjendje të shfrytëzojmë këtë mundësi ne duhet të kemi produkte dhe shërbime cilësore përkitazi me standardet evropiane dhe kërkesat e tregut të BE-së”, dekalroi Lipovica.

Si pas tij, ky organizim ka për qëllim të mësohet më shumë për benefitet e MSA dhe orientimin e bizneseve në këtë treg më mundësi të mëdha për vendin. Mirëpo, në këtë punëtori nuk pati interesim të madh nga ana e bizneseve, meqë numri i të pranishmëve të tyre ishte i vogël.

MSA, treg prej 500 milionë konsumatorëve për bizneset vendore

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me mbështetjen e UNDP-së organizoi sot punëtori, ku u prezantuan mundësitë e mbështetjes institucionale për bizneset dhe kërkesat e tregut të BE-së për eksport, me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Zëvendësministri i MTI-së, Avni Kastrati tha se MSA është një favor i madh dhe një obligim i madh për Kosovën, meqë do të ketë qasje në një treg të BE prej 500 milionë konsumatorëve, dhe sipas tij, qasja e bizneseve vendore me produktet e tyre duhet të jetë me cilësi të lartë.

Ndërsa, eksperti i UNDP-së Marjan Kavran prezantoi kërkesat e tregut të BE-së dhe theksoi se Kosova do të ballafaqohet me sfida të ndryshme për të plasuar produktet në tregjet e BE.

Kavran e tha këtë duke pasur parasysh se tregu i BE-së është i madh dhe kërkon produkte cilësore. Ai tha se për këtë gjë duhet të jenë të vetëdijshme bizneset vendore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat