E konfirmon AKP: Pallati i Rinisë është në shitje

Ekonomi

E konfirmon AKP: Pallati i Rinisë është në shitje

Më: 29 prill 2016 Në ora: 18:02

Agjencia Kosovare e Privatizimit e ka konfirmuar edhe zyrtarisht se Pallati i Rinisë do të dal në shitje. AKP në një njoftim për media ka treguar se Bordi i Drejtorëve ka marrë vendim që Pallati i Rinisë të vendoset në likuidim prej datës 28 prill 2016. Express orë me parë bëri të ditur se kjo ndërmarrje do të dal në shitje.
“Bordi i Drejtorëve ka marrë vendim që NSH Pallati i Rinisë të vendoset në likuidim prej datës 28 prill 2016. Bazuar në ligjin e AKP-së, është obligim ligjor i Agjencisë që të mbroj interesat e NSh Pallati i Rinisë dhe të të gjitha Ndërmarrjeve Shoqërore”, thuhët në njoftim të AKP’së.

Ky agjencion ka treguar se vendimi është nxjerrë me qëllim të normalizimit të operimit normal dhe sa më funksional të NSH Pallatit i Rinisë duke mbrojtur edhe interesat e punëtorëve.

“Bordi i Drejtorëve i merr parasysh interesat e ndërmarrjes dhe të ardhmes së saj. Bordi është zotuar se nuk do të zbritet numri i punëtorëve dhe se asetet e Pallatit të Rinisë nuk do të shiten nga Agjencia”.

Përderisa, në anën tjetër të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive do të zhvillohen pa pengesë me qëllim të ngritjes së cilësisë së ofrimit të shërbimeve.

Gjatë procedurës së likuidimit, Agjencia do të angazhohet në gjetjen e zgjidhjes për pagesën e kreditorëve duke u bazuar në shtojcën e ligjit të Agjencisë.

“Agjencia e ka njoftuar Kryeministrin e Qeverisë së Kosovës dhe Kryetarin e Komunës së Prishtinës për vendosjen e Pallatit të Rinisë në likuidim. Agjencia do të bashkëpunoj me institucionet përkatëse deri në transformimin e NSH Pallati i Rinisë në ndërmarrje publike nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat