Hoti: Buxheti në tri vitet e ardhshme rritet për 21 përqind

Ekonomi

Hoti: Buxheti në tri vitet e ardhshme rritet për 21 përqind

Më: 29 prill 2016 Në ora: 12:58

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar raportin tremujor të buxhetit për vitin 2016. Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se performansa e të hyrave, është në rritje dhe se në këtë tre mujor të këtij viti, të hyrat janë rritur për 20 përqind.

Ai pohoi se Qeveria po vazhdon politiken e kursimeve dhe menaxhimit të mirë financiar.

Hoti: Rritje 20 përqind e të hyrave

“Performansa e të hyrave është në rritje. Në këtë tre mujor, kemi pasur një rritje rreth 20 përqind më të madhe se sa tre mujorin e vitit të kaluar. Pra, nëse e krahasojmë jo vetëm me qeveritë paraprake, por edhe me vetem me vitin 2015, prej të cilave kemi një rritje prej 26 përqind në Dogana dhe një rritje prej 3 deri në 4 përqind në Administratën Tatimore. Kemi pasur një menaxhim shumë më të mirë financiar, duke u kujdesur që të shpenzojmë vetëm në çështjet që janë më të rëndësishme. Duke e vazhduar politiken e kursimeve në mallra dhe shërbime dhe në shpenzime tjera. Rritja e shpenzimeve gjatë këtij tre mujori ka qenë 17 përqind, që vjen kryesisht si rezultat i rritjes së asistencës soc iale që ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar. I rritjes së pensioneve për pensionistet kontribut dhënës që ka filluar nga janari i këtij viti”, tha ai.

Qeveria po ashtu ka miratuar edhe kornizën afatmesme të shpenzimeve, për vitet 2017-2019, e cila parasheh që buxheti për tri vitet e ardhshme të rritet për 21 përqind. Ministri Hoti tha se ndryshimet substanciale në këtë kornizë janë klauzola e investimeve në bazë të marrëveshjes me FMN-në.

Hoti: Për tri vitet buxheti do të rritet 21 përqind

“Buxheti për tri vitet e ardhshme është paraparë të rritet me rreth 21 përqind, krahasuar me atë që kemi tash. Ndryshimet substanciale në këtë kornizë janë klauzola e investimeve. Pra, në bazë të marrëveshjes që kemi me FMN-së dhe ndryshimin e ligjit të financave publike që e kemi bërë në fund të vitit të kaluar. E cila klauzolë ne ve na mundëson që të hyjmë në kredi tek institucionet financiare ndërkombëtare, për të financuar projektet kapitale që kanë kostoshumë të madhe. Një ndryshim tjetër dhe e re në këtë kornizë, është buxheti që tanimë është parashikuar për fillimin e implementimit të sigurimeve shëndetësore nga janari i vitit 2017. Buxheti është parashikuar dhe është shpërnda nëpër ministritë përkatëse, për të mbuluar koston e sigurimeve shëndetësore në bazë të përgatitjeve që është duke bërë ministria e shëndetësisë”, tha ai.

Ndryshe, Qeveria ka miratuar dhe Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në komunat e Kosovës, që nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e vitit 2011.

Projektligjin pwr ratifikimin e marrëveshjeve për hua ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitim të rrugëve rajonalesi dhe p[r projektligjin p ër ratifikimin e marrëveshjes financiare ndërmjet,Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane për investime për projektin e rehabilitimit të Linjës hekurudhore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat