Temperaturat e ulëta shkaktojnë probleme në bujqësi

Ekonomi

Temperaturat e ulëta shkaktojnë probleme në bujqësi

Më: 26 prill 2016 Në ora: 14:19

Temperaturat e ulëta që kanë mbretëruar gjatë natës dhe reshjet e borës, kanë pasur efekt negativ te produktet bujqësore e më së shumti në vreshtari.

Temperaturat e ulëta që kanë mbretëruar gjatë natës dhe reshjet e borës, kanë pasur efekt negativ te produktet bujqësore e më së shumti në vreshtari. Megjithatë, ekspertë të bujqësisë vlerësojnë se reshjet e shiut e kanë pastruar borën në pemë duke i shpëtuar bulëzat nga ngricat. Tani për tani, sipas ekspertëve, bujqit nuk mund të aplikoj në kurrfarë masa agro-teknike, meqë gjatë javës pritet të ngritën temperaturat.

Reshjet e borës dhe temperaturat nën zero gradë celsius, kanë shkaktuar probleme në bujqësi, sidomos në vreshtari. Nysret Shala, ekspert i bujqësisë në fushën e mbrojtjes së bimëve, thekson se është ende të flitet për dëme. Por, sipas tij, ngritja e menjëhershme e temperaturave i kanë shpëtuar shumë kultura bujqësore.

“Mundësia për t`i ngrirë kulturat lavërtare apo perimore ekziston, sidomos te patatja që është e ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta. Mirëpo efekti negativ mundet me ndodh vetëm nëpër ato lugina ku temperaturat kanë mund të jenë më të ulëta se minus 2 gradë celsius”.

Të ndjeshëm ndaj temperaturave të ulëta janë edhe vreshtat, sidomos tani në fazën që ndodhen. Nysret Shala, ka thënë për Radio Kosovën se reshjet e shiut e kanë bërë pastrimin e borës, duke i shpëtuar sythat e hardhisë.

“Fati i mirë i tërë asaj ka qenë se gjatë tërë natës ka pasur reshje shiu. Kështu që flluskat e borës dhe të akullit që janë krijuar gjatë natës, janë pastruar përmes shiut dhe mendoj se bora dhe ngricat nuk do të kenë shumë efekt negativ në vreshta.

Ndryshe, ekspertët vlerësojnë se tani për tani nuk ka ndonjë masë adekuate agro-teknike që do të mund ta aplikonin bujqit në pemë apo perime, sidomos në fazën e lulëzimit dhe rritjes së frytit. Ndërkohë, gjatë javës pritet të ngritën temperaturat, që do të sjellin efekt pozitiv, sidomos ne mbjelljet pranverore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat