Aeroporti ‘Adem Jashari’ merr çmim sërish për performancë të mirë

Ekonomi

Aeroporti ‘Adem Jashari’ merr çmim sërish për performancë të mirë

Më: 26 prill 2016 Në ora: 09:50

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është shpërblyer nga kompania e mirënjohur low cost Easy Jet.

Vetëm në katër mujorin e parë të këtij viti ANP ’Adem Jashari’ zgjidhet për herë të dytë stacioni më i mirë për performancë nga kjo kompani.

Kjo bëhet e ditur përmes një komunikate për media të aeroportit ku thuhet se ky çmim i është ndarë për muajin Mars 2016 duke arritur 100% të performancës për ofrimin e shërbimin ndaj kompanive ajrore.

Easy Jet tani ka 6 fluturime në javë për Basel, 4 fluturime në Gjenevë dhe 3 fluturime për destinacionin e Berlinit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat