Komuna dhe IKC shpërndajnë fidane të mjedrës

Ekonomi

Komuna dhe IKC shpërndajnë fidane të mjedrës

Më: 25 prill 2016 Në ora: 18:03

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka ndarë sot fidanë të mjedrës për 22 përfitues.

Kjo u bë e mundur falë të një projekti të përbashkët në mes të kësaj komune me Organizatën IKC. Përndryshe edhe më pare në komunën e Vitisë në bashkëpunim me këtë organizatë janë ndarë fidane të Mjedrës.

Me këtë rast janë shtuar gjatë viteve të fundit në këtë komunë parcelat të mbjellë me këtë kulturë bujqësore.

Në ceremoninë e shpërndarjes së fidanëve të Mjedrës, ka marrë pjesë edhe i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat