KDI: Monopol dhe humbje e parasë publike në furnizimin me derivate

Ekonomi

KDI: Monopol dhe humbje e parasë publike në furnizimin me derivate

Më: 21 prill 2016 Në ora: 12:55

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka gjetur se kostoja e pagesës së premiumit për furnizim me karburante është dyfishuar nga i njëjti furnizues kur ka lidhur kontratë me të njëjtën agjenci, që sipas tyre një e tillë do t’i kushtojë buxhetit më shumë se 371 mijë euro.

Në një komunikatë për media, KDI bënë të ditur se këto të dhëna janë prezantuar në raportin “Furnizimi me Naftë: Monopol dhe humbje e parasë publike”, i cili ishte vazhdimësi e monitorimit paraprak të prokurimit publik në Autoritetin Qendror të Prokurimit (AQP) me qëllim të analizimit të procedurave të tenderimit dhe dhënies së kontratës, monitorimin e zbatimit të kontratës dhe adresimin e gjetjeve të mundshme.

“Aplikimi i prokurimit të centralizuar dhe pse mund të dëmtojë konkurrencën, është i pranueshëm nisur nga premisa për kursim dhe menaxhim më të mirë të parasë publike, e që do të përkthehej në mirëqenie më të mirë për qytetarët. Kjo kishte ndodhur me kontratën e parë që AQP kishte nënshkruar me operatorin ekonomik HIB Petrol shp.p.k në. Sipas ekspertëve të fushës, kursimet nga prokurimi i centralizuar arrinin shumën 700.000 deri 900.00. Mirëpo, kontrata e dytë me HIB Petrol shp.p.k, prapë nga AQP, për 80 autoritete kontraktuese, është për 371 mijë euro më e shtrenjtë se kontrata e parë, po të krahasohen sasitë e njëjta të derivateve”, thuhet në komunikatën e KDI – së.

Sipas tyre, AQP me këtë rast, me qëllim të kursimit të parasë publike, dhe brenda dispozitave aktuale ligjore është dashur të anuloj tenderin në fjalë, dhe të ri tenderojë shërbimet për furnizim me derivate për 80 Autoritete kontraktuese.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat