Bankat dhe fondet pensionale blejnë sërish letra me vlerë

Ekonomi

Bankat dhe fondet pensionale blejnë sërish letra me vlerë

Më: 21 prill 2016 Në ora: 11:10

Bonat e thesarit përtë Kosovës edhe në ankandin e mbajtur nga Qeveria e Kosovës, i kanë blerë bankat me 15 milionë euro, si dhe fondet pensionale me 15 milionë euro.

Sipas Qeveria e Republikës së Kosovës e tërë shuma do të shërbejë për ri-financimin e bonos të emetuar në tetor 2015.

“Në këtë ankand tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 57.05 milionë euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 30 milionë euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.32% vjetore, gjë që paraqet një dallim prej -103 pikësh bazë krahasuar me normën e interesit të ankandit të kaluar të bonove 6-mujore, e cila ishte 1.35%. Arsyet të cilat kanë kontribuar në rënien e normës së interesit janë likuiditeti në sektorin bankar, por edhe siguria e lartë që ka ky investim marrë parasysh qëndrueshmërinë makro-fiskale dhe nivelin e ulët të borxhit që aktualisht ka Republika e Kosovës. Shto këtu edhe faktorët e jashtëm siç janë normat negative për investimin e fondeve në tregjet e jashtme, Letrat me Vlerë të Republikës së Kos ovës bëhen mjaft atraktive si investim në valutën euro. Si rezultat, kërkesa për Letrat me Vlerë të Qeverisë së Republikës sëKosovës, gjatë këtij viti, secilën herë e ka tejkaluar ofertën e Ministrisë së Financave. Emetimi i Letrave me Vlerë ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare të Shtetit. Në të njëjtën kohë, i krijon hapësirë shtesë Qeverisë për investime të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit apo krijimin e një ambienti të përshtatshëm për zhvillim ekonomik nga sektori real. Normat e ulëta nënkuptojnë besueshmëri më të lartë në Republikën e Kosovës, por edhe kosto më të lirë të huamarrjes, gjë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në koston e investimeve në projekte zhvillimore.

Blerësit sipas kategorive në ankandin e bonove të Thesarit, Ankandi KV008-16 i emetimit të Letrave me Vlerë të Qeverisë së Kosovës ishin bankat me 15 milionë euro, si dhe fon det pensionale me 15 milionë euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat