Kosova dhe Hungaria me bashkëpunim konkret në bujqësi

Ekonomi

Kosova dhe Hungaria me bashkëpunim konkret në bujqësi

Më: 20 prill 2016 Në ora: 18:12

Kosova dhe Hungaria do të shikojnë mundësitë e bashkëpunimit konkret, në bujqësi. Ky ishte dakordimi që sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë de Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi pati me nënsekretaren e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Petra Pana si dhe zyrtarë tjerë të Qeverisë së Hungarisë.

Ministri Krasniqi tha se Hungaria dhe Kosova deri më tani kanë pasur një bashkëpunim të mirë, por shtoi se ka nevojë që të punohet edhe më shumë në veçanti në shkëmbimet tregtare të produkteve bujqësore.

“Të dy vendet kemi potencialet tona dhe besoj se me një marrëveshje bashkëpunimi do të mund t’i ndihmojmë prodhuesve tanë që të rrisin bashkëpunimin, por edhe ne si institucione te shkëmbejmë përvojat në avancimin e politikave mbështetëse”, tha ministri Krasniqi gjatë takimit.

Nga ana e saj, nënsekretarja Pana theksoi përkushtimin e qeverisë së Hungarisë për të rritur bashkëpunimin me Kosovën në fushën e bujqësisë. Gjithashtu theksoi se Hungaria mund të ndihmojë Kosovën në shumë nen sektorë të bujqësisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat