Rritet për 3 për qind çmimi i naftës

Ekonomi

Rritet për 3 për qind çmimi i naftës

Më: 19 prill 2016 Në ora: 20:25

Çmimet e naftës janë rritur për më shumë se 3 për qind të martën pas një greve të punëtorëve në Kuvajt, e cila ka shkaktuar përgjysmimin e prodhimit të naftës se OPEC-ut.

Sipas një zëdhënësi të OPEC-ut, mijëra punëtorë të naftës në Kuvajtit kanë braktisur punën për të tretën ditë, të martën, për të protestuar kundër reformave të planifikuara të pagave në sektorin publik, duke prerë prodhimin bruto për 1.5 milionë në ditë, transmeton KosovaPress.

Kjo është pak më shumë se gjysma e prodhimit mesatar të Kuvajtit prej 2.8 milionë bpd në ditë.

"Greva e Kuvajtit në veçanti është një faktor i rëndësishëm. Ishte e papritur në aspektin se sa shpejtë dhe shumë ndikon në tregun e naftës “ tha për Reuters John Kilduff, partner në Again Capital, një fond për energji në New York.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat