​Vendimi i Qeverisë për Zonat e veçanta minerare mbetet në sirtarë

Ekonomi

​Vendimi i Qeverisë për Zonat e veçanta minerare mbetet në sirtarë

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 15:55

Qeveria e Kosovës në vitin 2008, kishte nxjerrë vendim ku kishte shpallur zona me interes të veçantë për minerale edhe industrisë minierave. Mirëpo e tërë kjo ka mbetur në sirtarë, pasi asnjë kompani, përkundër interesimit, nuk ka mund të shtrijë veprimtarinë minerare apo të ngjashme në këto zona.

Kemajl Zeqiri, anëtar i Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), ka thënë për KP se me atë vendim, Qeveria i ka shpallur 11 zona me interes të veçantë. Sipas tij, KPMM-ja nuk mund të japë licenca për shtrirje të veprimtarive në këto zona pa pasur një vendim të Qeverisë.

Zeqiri: Deri tash asnjë kompani nuk ka licencë për operim në këto zona

“Dihet që shpalljen e zonave me interes të veçantëështë bërë me vendim të Qeverisë në vitin 2008. Deri më tani ekzistojnë 11 zona të shpallura të interesit të veçantë. Kryesisht kanë të bëjnë me metale ose resurse metalore, kryesisht ndërlidhen me resurset e plumb-zinkut. Për këtë zona janë përgatitur informacionet bazë. Mbi rezervat dhe resurset minerale të cilat i posedoj, në bazë të hulumtimeve në të kaluarën dhe normal që iu kanë of ruar investitorëve potencial dhe është bërë një promovim i tyre, qoftë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Qeveria por edhe nga KPMM. Për zhvillim ose në funksion të zhvillimit, procesi i zhvillimit të tyre shkon përmes Qeverisë. Qeveria është ajo që merr vendim për zhvillimin e një apo disa zonave me interes dhe më pas investitorët apo kompanitë e interesuara aplikojnë në KPMM për licencë të shfrytëzimit. Ne nuk kemi lëshuar dhe nuk kemi të drejtë ligjore me lëshua licenca pa filluar procesi i zhvillimit nga ana e MZHE, përkatësisht Qeverisë. Deri më tani asnjë kompani nuk ka licencë në këto zona të interes të veçantë”, tha Zeqiri.

Zeqiri ka arsyetuar mos aktivizimin e këtyre zonave duke thënë se sektori është kompleksë.

Zeqiri: Është biznes kompleks dhe aspak i zakonshëm

“Zhvillimi i resurseve minerale edhe industrisë miner are nuk duhet parë si një biznes i zakonshëm. Zakonisht për me zhvillu një minierë ose një vend burim donë një punë goxha të madhe dhe komplekse. Në këtë drejtim unë kisha dashur ta arsyetoj në këtë formë edhe vonesat që bëhen në zhvillimin e tyre për shkak se duhet të bëhen studime paraprake për mënyrën dhe metodologjitë që do të përdoren. Tani kemi edhe direktiva dhe rregulla strikte për mbrojtje të mjedisit nga aktivitetet minerare, e shumë direktiva dhe standarde të tjera për mbrojtje të komuniteteve, mbrojtjen e pasurive kulturore dhe gjitha këto në këtë proces, do të thotë kalkulohen para se të merret ose para se të fillohet për shfrytëzimin dhe zhvillimin e një zone të interesit. Por unë besoj që shumë shpejtë do të fillohet me këtë proces dhe këto resurse do të jenë në shërbim të zhvillimit ekonomik”, tha Zeqiri.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik është zhvillimi i sektorit minerarë. Por që sipas tij, vendimi për zonat me interes të veçantë kanë mbetur në sirtarë.

Gërxhaliu: Kemi rezervat më të mëdha të linjitit dhe kemi problem me energji elektrike

“Shtyllat në të cilat do të bazohet zhvillimi ekonomik, në këtë drejtim sektori i minierave dhe mineraleve, është një ndër shtyllat kryesore që për fat të keq nuk është duke u shfrytëzuar dhe nuk është në funksion të zhvillimit ekonomik. Është e vërtet që në vitin 2008 është sjellë një vendim që këto zona ta kenë një tretman të veçantë ose të jenë zona ekonomike të rëndësisë strategjike, mirëpo e tërë kjo ka mbetur vetëm në sirtarë sepse nuk kemi implementim dhe kur kemi parasysh që ne flasim për ligjin, për investime strategjike dhe ky ligj falë ngërçit politik të d y viteve të fundit dhe fillimit të vitit 2016 ka mbet si ide...Paramendoni jemi shteti që ka rezervat më të mëdha të linjitit dhe kemi problem me energji elektrike, jemi shteti që kemi rezerva shumë të mëdha të mineraleve, qoftë plumb, qoftë zink dhe shumë tjera dhe jemi ndër vendet më të varfër ...Vërtet duhet të kemi ekspertizë shkencore dhe duhet të kemi sundim të rendit dhe ligjit, duhet të eliminohen burokracitë dhe për ekonomi të bëhet më tepër se sa të flitet”, tha Gërxhaliu.

Zyra e informimit të MZHE-së, përmes përgjigjeve elektronike kanë thënë se zonat me interes të veçantë shpallen nga Qeveria me propozim të ministrit të ministrisë përkatëse, dhe janë përcaktuar si zona të cilat në të ardhmen do të trajtohen si zona në të cilat e drejta për hulumtim apo shfrytëzim do të jepet përmes procedurave konkurruese.

“Shërbimi Gjeologjik i Kosovës është në fazën përfundimtare të përga titjes së pasaportave- mbledhjes së të dhënave nga hulumtimet gjeologjike që janë realizuar në të kaluarën për të gjitha zonat me interes të veçantë. Fillimisht do të shpallet tenderi për një numër të caktuar të këtyre zonave për të shqyrtuar dhe analizuar si do të shkoj realizimi dhe më pas do të vazhdohet deri në përfundim”, thuhet në përgjigjen e zyrtarëve të MZHE-së.

Po ashtu, ata në përgjigjet elektronike kanë thënë se Qeveria ka nxjerrë vendimin për themelimin e Grupit Punues për identifikimin e veprimeve zhvillimore për sektorin minerar. Detyra e Grupit Punues është që t’i propozoi Qeverisë planin e veprimit për hapat lidhur me procesin e zhvillimit të sektorit minerar në Republikën e Kosovës. Pas miratimit të vendimit të Qeverisë për themelimin e grupit punues ndërinstitucional për sektorin minerar, është mbajte takimi i parë i Grupit Punues ku morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve të përcaktua ra me vendim.

“Në takimin e grupit ndërinstitucional për sektorin minerar, është dakorduar që puna e grupit të fokusohet në këto aspektet siç janë çështjet e ndërmarrjeve minerare nën administrim të AKP-së, dhe me 14 janar është mbajte takimi konsultativ gjithëpërfshirës për “Trepça”Ndërmarrje nën administrim të AKP-së, ku ndër të tjerat u veçua rëndësia e sektorit minerar në përgjithësi dhe Trepçës në veçanti. Modeli i zgjedhjes do të bazohet në qëndrueshmërinë ekonomike si dhe komponentët politik, sociale dhe mjedisor”, thuhet në përgjigjet e MZHE-së.

Sipas tyre, sipas Ligjit për Minierat dhe Mineralet, neni 18, Licencat që i nënshtrohen dhënies me proces konkurrues, në paragrafin 1 të këtij ligji thuhet se përveç siç është përcaktuar në paragrafin 8 tëkëtij neni, tëgjitha Licencat për Hulumtim ose Shfrytëzim të një Minerali Energjetik ose një minerali i cili ndodhet në një zonë e cila à «shtë përcaktuar si “Zonë me Interes të Veçantë” në përputhje me paragrafin 2. të këtij neni do të jepen vetëm pas ushtrimit të një procesi të hapur, transparent dhe konkurrues të tenderimit.

Ndryshe, sektori minerarë në Kosovë do të mund të sjell përfitime të mëdha për buxhetin e shtetit. Bazuar në të dhënat e KPMM-së, vlerësohet që sektori minerarë sjellë diku 150 deri në 200 milionë euro të hyra vjetore për buxhetin e Kosovës brenda një viti

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat