Crown Agents, 6.8 mln euro pagesa nga thesari për 2014 dhe 2015

Ekonomi

Crown Agents, 6.8 mln euro pagesa nga thesari për 2014 dhe 2015

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 00:54

Gjatë dy viteve të fundit, nga buxheti i shtetit janë dhënë 6.8 milionë euro për kompaninë Crown Agents për bashkëpunimin e saj me doganat. Ndërkaq kompania bën të ditur se ka rritur të ardhura doganore me 32 milionë euro gjatë kësaj periudhe, duke përfituar kështu vetëm 25% të shumës, që sipas saj ka sjellë tepër në arkën e shtetit. Por objektivi i rritjes së të ardhurave me 1% të PBB-së në vit, sic parashikon kontrata nuk është realizuar, ndërkohë që Ministria e Financave ende nuk është shprehur nëse ky fakt do të kushtëzojë me 25% pagesën për britanikët, sic parashikon kontrata.

Qeveria shqiptare ka paguar 6.8 milionë euro për kompaninë britanike Crown Agents gjatë dy viteve të fundit për bashkëpunimin me doganat. Sipas të dhënave të “Spending Date Albania”, gjatë vitit 2014 nga thesari janë lëvruar 553 milionë lekë osë rreth 4 milionë euro për britanikët, ndërsa gjatë vitit 2015, janë paguar edhe 388 milionë lekë ose rreth 2.8 milionë euro të tjera.

Kontrata 2 vjecare me kompaninë Crown Agents përfundoi më datë 9 shkurt dhe qeveria nuk e lëvroi edhe 1 vit tjetër atë, ashtu sic parashikonin kushtet. Ministria e Financave e konsideroi bashkëpunimin 2 vjecar një sukses, ashtu si edhe vetë britanikët. Sipas të dhënave të bëra publike nga Crown Agents, kompania ndikuar në rritjen e të ardhurave përgjatë dy viteve vetëm nga aksionet e veta në terren me 32 milionë euro. Kjo shifër është pothuajse katër herë më e lartë se vlera e kontratës tonë” sqaron Crown Agents në faqen e saj zyrtare në internet.

Sipas këtyre të dhënave kompania ka marrë deri tani 25% të shumës që sipas saj ka sjellë tepër në buxhet. Por edhe me këto të ardhura, nuk është përmbushur objektivi i parashikuar në kontratën mes palëve, për rritje të të ardhurave me 1% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar ose me rreth 90 milionë euro. Ministria e Financave nuk është shprehur ende nëse ky fakt do të kushtëzojë me 25% pagesën për britanikët, sic parashikon edhe kontrata.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat