Bashkëpunim në përmirësimin e sistemit të ujitjes

Ekonomi

Bashkëpunim në përmirësimin e sistemit të ujitjes

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 17:21

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të kompetencave ligjore që ka do të ofrojë mbështetjen për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Drini i Bardhë’ .

Këtë e tha sot ministri Memli Krasniqi gjatë një takimi që pati me drejtuesit e kësaj kompanie. Ata e njoftuan ministrin Krasniqi me sfidat që po përballen si kompani, por njëkohësisht edhe falënderuan ministrinë për mbështetjen që ka dhënë në përmirësimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore në Kosovë.

Një prej sfidave kryesore që kjo kompani ka është shlyerja e obligimeve nga ana e qytetarëve, por në veçanti fermerëve.

Ministri Krasniqi theksoi se ujitja është një prej segmenteve kryesore për zhvillimin e bujqësisë dhe shtoi se po punohet shumë që të ketë sa më shpejtë një zgjidhje të përgjithshme për ujitjen e tokave bujqësore. Ministri shtoi se do të përpiqet që të ndihmojë kompaninë, gjithnjë në bazë të kompetencave legale që ka ministria, për shlyerjen e obligimeve që kanë fermerët që furnizohen nga kjo kompani./BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat