Prezantohet Programi i vetëpunësimit për Rajonin e Mitrovicës dhe analiza e sektorit privat

Ekonomi

Prezantohet Programi i vetëpunësimit për Rajonin e Mitrovicës dhe analiza e sektorit privat

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 17:20

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ambasadën Finlandeze në Prishtinë, ka prezantuar të gjeturat e analizës së sektorit privat dhe ka lansuar Programin e vetëpunësimit për rajonin e Mitrovicës.

Me këtë rast Zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo ka theksuar rëndësinë që ka krijimi i mundësive të reja për zhvillim dhe punësim në sektorin privat në ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme. Ajo, po ashtu, ka prezantuar edhe angazhimin e UNDP-së në këtë drejtim.

"Ngjarja e sotme është një dëshmi shtesë e angazhimit të UNDP-së për mbështetjen e institucioneve në përpjekjet e tyre për të siguruar mundësi më të mira ekonomike dhe një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës. Qasja jonë gjithëpërfshirëse për të mbështetur bizneset prodhuese në plasimin e produkteve të tyre në tregun vendor dhe atë të jashtëm, i shërben krijimit të një sektori privat më konkurrues që ka mundësi të ofrojë vende të reja pune duke përmirësuar indikatorët në tregun e punës në Kosovë”, citohet të ketë thënë Roccasalvo.

Ndërsa, min istri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sipas komunikatës, ka thënë se ky program, i cili është vazhdimësi e fazës së parë të Programit të vetëpunësimit, tashmë të realizuar me sukses në rajonet e Gjilanit, Prishtinës dhe Prizrenit, ka për qëllim të mbështes punëkërkuesit që të jetësojnë idetë e tyre të biznesit të cilat sjellin risi në treg.

“Përmes granteve do të mbështesim punëkërkuesit me ide unike biznesi të cilët sigurojnë mundësi të qëndrueshme punësimi për veten e tyre dhe punëkërkues të tjerë të papunë”, ka thënë Abrashi duke shprehur njëherit falënderimet e tij për partnerët implementues.

Ndërsa, Besian Mustafa, Drejtor i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka thënë se ky raport paraqet një analizë gjithëpërfshirëse të sektorit privat në rajonin e Mitrovicës me rekomandime konkrete për tejkalimin e barrierave zhvillimore dhe si i t illë është një udhërrëfyes i mirë i institucioneve për të mbështetur këtë sektor.

“Ne kemi një bashkëpunim të gjatë me UNDP-në i cili do të vazhdoj edhe në të ardhmen në realizimin e objektivave të përbashkëta drejt përmirësimit dhe lehtësimit të të bërit biznes. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë vazhdimisht po përkrah zhvillimin e politikave dhe ndërmarrjen e reformave me qëllim të fuqizimit dhe zgjerimit të sektorit privat në Kosovë”, ka potencuar Mustafa.

UNDP në partneritet me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, së fundmi ka realizuar edhe një analizë të sektorit privat. Kësaj radhe, fokus i analizës janë mjedisi biznesor, potenciali dhe sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset dhe fermerët në rajonin e Mitrovicës.

Autorja e raportit, Erëblina Elezaj, theksoi si sfidat kryesore të afaristëve mitrovicas, janë mungesa e informatave të tregut, kostoja dhe mungesa për furnizim të rregullt të energjisë elektrike, et.

“Disa prej problemeve kryesore me të cilat ballafaqohen bizneset dhe fermerët e rajonit të Mitrovicës janë mungesa e informatave të tregut, kostoja dhe mungesa me furnizim të rregullt të energjisë elektrike, mungesa e lidhjeve me bizneset tjera vendore dhe ato ndërkombëtare dhe qasja e limituar në financa dhe kushtet e pafavorshme për financim,” ka theksuar Elezaj.

Në përpjekje që të adresohen disa nga këto vështirësi në treg, Besmir Salihu, përgjegjës për Zyrën e Punësimit në Mitrovicë, ka shpallur thirrjen e hapur për dorëzimin e aplikacioneve për grante dhe mbështetje për zhvillimin e biznesit për personat e papunë me ide biznesi unike në rajonin e Mitrovicës.

“Pjesë e Programit për vetëpunësim që do të lansohet nga UNDP në partneritet me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale me qëllim të ofrimit të granteve dhe shërbimeve mentoruese për të papunët me ide inovati ve biznesi në këtë rajon do të jenë sektorët të cilët janë identifikuar nga raporti i UNDP-së si sektor me më shumë potencial për zhvillim dhe punësim. Përgjatë 15 viteve dhe së fundmi përmes partneritetit me Qeverinë e Finlandës, UNDP-ja në Kosovë vazhdon të përkrah institucionet në përmirësimin e tregut të punës me qëllim të ngritjes së punësimit dhe zhvillimit të sektorit priva”, thuhet në komunikatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat