Mustafa: Kemi plotësuar shumë kritere për zhvillimin e biznesit (Foto)

Ekonomi

Mustafa: Kemi plotësuar shumë kritere për zhvillimin e biznesit (Foto)

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 15:37

Kosova i ka plotësuar shumë kritere që kanë të bëjnë dhe me forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, që kanë të bëjnë me kriteret e tjera, të ofrimit të kushteve për zhvillimin e biznesit.

Kështu pohoi kryeministri i vendit, Isa Mustafa në takimin e parë të Komisionit për Planifikim Strategjik,ku është diskutuar rreth përgatitjeve të Qeverisë për Sfidat Korporative të Mijëvjeçarit.

Mustafa tha se duhet të jenë të kujdesshëm në arritjen e prosperitetit dhe plotësimit të mëtutjeshëm të kritereve, të cilat nuk janë kritere të dhëna përgjithmonë, por janë kritere që evakuohen në mënyrë të rregullt, çdo vit në mënyrë të pandërprerë.

Mustafa: T’i ruajmë institucionet

“Duhet të jemi të kujdesshëm në mënyrë që të krijojmë edhe të arrijmë të zhvillojmë prosperitet në përplotësimin e mëtutjeshëm të këtyre kritereve dhe të mos dështohet sepse dështimi do të na nxjerr jashtë listës. Gjendjen të cilin e kemi ne tash në Kosovë, në funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosov ës, në ushtrimin e dhunës, nuk mund ta përshkruajmë si shumë të favorshme që të na krijojnë kushte të mira sa i përket kësaj. Por duhet të kërkohet prej të gjithëve t’i ruajmë institucionet dhe të vazhdojmë t’i përmirësojmë pozitën tonë dhe të arrijmë që të plotësojmë në të ardhmen dhe kushtet tjera që kërkohen para nesh. Dhe po ashtu të mendojmë se cilat projekte në nga fushat e ndryshme i konsiderojmë si projekte prioritare për t’i kandiduar më vonë përfinancim nga Korporata e sfidave dhe mileniumit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se Qeveria para një muaji ka aprovuar një listë të projekteve prioritare, koordinuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane, në tre sektorë kryesor në energji infrastrukturë dhe ambient. Projekte këto të cilat sipas tij në total arrijnë mbi 600 milionë euro.

Hoti: Kemi përgatitur programin për reforma ekonomike

“Të sigurohemi që kemi një mbikëqyrje të mbarëvajtjes së reformave, në mënyrë që të mos bimë poshtë sipas kritereve që janë të përcaktuara nga MCC. E dyta sa i përket listës së projekteve prioritare, ne tani kemi përgatitur një numër të dokumenteve, prej të cilave ne mund të nxjerrim një listë të projekteve prioritare, të cilat pastaj mund t’i përmbledhim dhe përgatisim sipas kërkesave të MCC . Ne kemi Programin Qeverisës 2015-2018, i cili jep orientimet e kësaj qeverie, këtij koalicioni qeverisës. E dyta për herë të dytë kemi përgatitur programin për reforma ekonomike, ku janë të specifikuara veprimet konkrete, që i marrim gjatë këtij viti si Qeveri dhe përfundimisht dhe strategjinë kombëtare zhvillimore, e cila përcakton në katër shtyllat kryesore projektet dhe reformat që do t’i ndërmarrim”, tha ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat