Ekonomia amerikane dhe kërcënimet globale

Ekonomi

Ekonomia amerikane dhe kërcënimet globale

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 19:16

Kryetarja e bankës qendror amerikane Janet Yellen tha se ekonomia e vendit përballet me disa kërcënime globale që mund ta dëmtojnë rritjen. Shumë analistë i interpretojnë komentet e saj si një sinjal se Rezerva Federale mund ta shtyjë më tej rritjen e normës së interesit.

Në dëshminë e përgatitur me shkrim për një seancë të kongresit sot, zonja Yellen thoshte se pasiguria në lidhje me politikat monetare të Kinës dhe perspektivat e saj ekonomike kanë ndikuar në "rritjen e luhatjeve të tregjeve globale."

Sipas saj, shqetësimet për rritjen dhe sasia e tepërt e naftës së papërpunuar në tregjet globale kanë ndikuar në rënien e çmimeve të naftës.

Ngadalësimi i ekonomive të huaja, si dhe dollari shumë i fortë po ashtu e kanë ulur kërkesën për eksportet amerikane dhe e kanë reduktuar rritjen ekonomike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat