Shtrenjtohet për 128 euro patentë shoferi

Ekonomi

Shtrenjtohet për 128 euro patentë shoferi

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 16:12

Me Projektligjin e ri për Patentë Shofer të miratuar sot në Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik është shtuar numri i orëve për aftësimin e kandidatëve për patentë shofer. Me shtimin e këtyre orëve është rritur edhe çmimi prej 120 eurosh. Megjithatë për shtimin e orëve pati edhe vërejtje nga disa anëtarë të Komisionit të cilët theksuan se me rritjen e çmimit pasurohen autoshkollat dhe varfërohet xhepi i qytetarëve, ndërsa disa prej anëtarëve thanë se nuk qon peshë shtimi i orëve, por rritja e cilësisë për siguri më të madhe në komunikacion.

Me këtë projektligj u mor vendim qënumri i orëve për teori të shtohet nga 16 në 20 orë, kurse për mësime në praktikë është shtuar nga 20 në 30 orë. Çmimi është caktuar të jetë minimal nga 7 euro e 82 cent për një orë mësim në praktikë, kurse për teori 2 euro e 8 cent.

Kryetari i Komisionit Muhamet Mustafa tha se duhet të ashpërsohet kriteri për teste dhe provim, duke evituar keqpërdorimin dhe korrupsionin. Mustafa tha se a janë 5 orë më shumë a më pak nuk do të luan rol.

Ndërsa, Nebi Shatri drejtor i departamentit për automjete në Ministrinë e Infrastrukturës tha se me projektligjin e ri parashihet që çmimi është 128 euro më tepër me teori dhe praktikë.

Shatri: 128 euro është më shumë

“Çmimi krejt është 128 euro më tepër me teori dhe praktikë”, thotë Shatri.

De putetja Sala Berisha-Shala tha se qëllimi i ligjit është që të forcohet siguria në komunikacionin rrugor. Sipas saj, nëse shtohen edhe 100 orë teori dhe nuk forcohet kriteri i dhëniessë provimit, atëherë nuk është bërë asgjë. Ajo tha se me shtimin e fondit të orëve teorike dhe praktike veç varfërohet xhepi i qytetarit, porse nuk ngritët cilësia.

Berisha-Shala: Varfërohet xhepi i qytetarit

“Me shtimin e fondit të orëve teorike dhe praktike veç varfërohet xhepi i qytetarit, por nuk ngritet cilësia duke i shtuar orët. Pjesa teorike unë mendoj se është e mjaftueshme për 15 orë me i mbajt dhe ata kandidatë kanë mundësinë edhe prej internetit me i shkarkuar dhe me mësuar edhe vet teorikisht… sepse në këtë rast kanë me përfituar vetëm atoshkollat por jo edhe qytetari për të fituar njohuri më shumë”, thotë deputetja Shala.

Kurse, deputeti Fatmir Rexhepi tha se duhet të aprovohet propozimi i Ministrisë së Infrastrukturës për shtimin e orëve në aftësimin e kandidatëve për patentë shofer. Ai tha se sa i përket kostos që e ngarkon qytetarin, nuk është për me vajtuar këtë çështje.

Rexhepi: Kosto që e ngarkon qytetarin nuk është për t’u vajtuar

“Sa i përket kostos që e ngarkon qytetarin nuk është për me vajtuar këtë çështje. Shikoni vetëm veturat, kështu që nuk është ndonjë problem i madh ajo punë. Më mirë është me marrë dije e me zgjatë pak mësimin, me u bërë pak më korrekt për aftësim në siguri për tërë jetën. Me investuar pak më shumë se sa me mbajt këtë dertin tjetër social”, tha deputeti Rexhepi.

Deputeti Raif Qela tha se me shtimin e orëve në mënyrë zinxhirore do të shtohet edhe çmimi dhe kjo është krejt e pa arsyeshme.

Qela: Pro blemi është te kontrolli

“Problemi nuk është të niveli i orëve që janë tash, por te kontrolli se a mbahen ato orë apo jo dhe te cilësia. Këtu ta vejmë theksin dhe jo t’i shtojmë orët që në mënyrë zinxhirore të shtohet edhe çmimi për këtë dhe mendojë se është krejt e pa arsyeshme, mjaftojnë besoj 15 orë”, tha deputeti Qela.

Kurse, deputeti Blerim Grainca tha se nëse kërkohet rritje të sigurisë, rritje të kualitetit dhe forcim të kritereve për ta marrë patentë shoferin, kjo nuk mund të arrihet me uljen e numrit të orëve.

Granica: Nëse ka ulje të orëve nuk ka siguri

“Nëse flasim për rritje të sigurisë dhe për rritje kualitetit dhe forcim të kritereve për me marrë patentë shoferin, e në të njëjtën kohë e ulim numrin e orëve, qysh mundet me u rritë kualiteti dhe si mund t ë rritet siguria? Janë në dikrepancë”, tha deputeti Grainca.

Komisioni për Planin e Punës për këtë vit propozoi të diskutohet ligji për Trepçën në qershor të këtij viti dhe për këtë anëtarët e këtij komisioni kërkuan nga Qeveria që të sjell këtë ligj në kuvend që të zgjidhet çështja e këtij gjiganti ekonomik.

Po ashtu, u kërkua që me ligj të trajtohet edhe çështja e mbetjeve industriale ngaqë shitja e këtyre mbetjeve sipas deputetit Besim Beqaj po bëhet në mënyrë klandestine.

Komisioni parlamentar ka miratuar edhe projektligjin për Siguri në punë në Veprimtarinë Minerare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat