​20 milionë euro nga Gjermania për ngritjen e një administrate të përgjegjshme (Foto)

Ekonomi

​20 milionë euro nga Gjermania për ngritjen e një administrate të përgjegjshme (Foto)

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 12:02

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës do të marr tash 20 milionë euro për projektet e vitit 2014 – 2015 nga Gjermania.

Kjo marrëveshje për bashkëpunim teknik është nënshkruar sot nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe zëvendës - ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Christina Gehlsen.

U konfirmua se marrëveshja kap shifrën 20 milionë euro, 7.5 milionë janë për vitin 2014 kurse 12. 5 milionë për vitin 2015.

Hoti tha se me këto mjete do të mbështeten sektorët për reformë në drejtësi, për reformën e sistemit të financave publike, për reformën në arsim, për punësim të të rinjve duke i integruar ata në tregun e punës.

Hoti: Për mbështetjen teknike Gjermania ndan 20 milion euro për Kosovën

“Këto marrëveshje janë për vitin 2014 dhe 2015 për mbështetjen teknike që Qeveria Gjermane jep për Qeverinë e Kosovës në vlerë prej 20 milionë euro, prej të cilave 7.5 milionë euro për vitin 2014 dhe 12.5 milionë janë për vitin 201 5. Në vlerësojmë lartë mbështetjen që qeveria gjermane ka dhënë deri tash për shtetin e Kosovës e cila mbështetjen vënë qeverinë gjermane donatorin dhe mbështetësin më të madh duke arritur në shifrën prej 450 milionë euro mbështetje nga vitit ’99 deri në 2015”, tha ministri Hoti.

Nga projektet e përfshira në marrëveshje sipas Hotit theksohet edhe një herë vullneti i Qeverisë Gjermane së bashku me atë të Republikës së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshme të kapaciteteve të organeve institucionale të cilat luajnë rol shumë të rëndësishëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Hoti: Do të mbështetësen shumë fusha me këto mjete

“Këto dy marrëveshje do të jenë për këto fusha: për reformën juridike, për reformën e sistemit të financave publike, për fushën e arsimit, për fushën e punësimit të të rinjv e dhe integrimin e tyre në tregun punës. Do të krijohet edhe një Fond për studime specialist, një pjesë do të shkojë për menaxhimin e mbeturinave për nivelin lokal, për rritjen e qëndrueshmërisë të këtyre shërbimeve në nivel komunal dhe gjithashtu për fushën e energjisë për të promovuar përdorimin e energjisë diellore si masë e eficiencës së energjisë”, tha Hoti.

Zv. Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Christina Gehlsen tha së kjo mbështetje i mundëson Kosovës integrimin në Bashkimin Evropian. Ajo tha se në fokus janë vënë sfidat më të rëndësishme për Kosovën me qëllim të ngritjes së një ekonomie private aktive dhe një administrate të përgjegjshme, si dhe arritjes së punësimit të njerëzve.

Gehlsen: Në fokus mbështetja e ekonomisë private dhe rritja e punësimit

“Në këto projekte do të trajtohen tema të rëndësishme me të cila t Gjermania e përkrah Kosovën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Në fokus janë sfidat shumë të rëndësishme për Kosovën me një qëllim që të përkrahet ekonomia privat, që të krijohet një administratë llogaridhënëse dhe që të arrihet sa më shumë punësim për qytetarët këtu”, tha Gehlsen.

Ajo tha se projektet do të implementohen në emër të Qeverisë Gjermane përmes GIZ-it. Sipas saj Marrëveshja për Bashkëpunim Teknik për vitin 2014 kap vlerën prej 7,590,000 euro dhe do të përdoret për financimin e projekteve si: Këshillimi në fushën e reformave juridike; Reforma e sistemeve publike financiare; Ndërtimi i kapaciteteve në sektorin e arsimimit fillor; Mbështetja e punësimit të të rinjve dhe integrimi i tyre në tregun e punës; Fondi i studimeve dhe i specialistëve; Ngritja e shërbimeve të qëndrueshme lokale (menaxhimi i mbeturinave).

Ndërsa, Marrëveshja për Bashkëpunim Teknik për vitin 2015 kap vlerën në total prej 12,500,000 euro dhe do të përdoret për financimin e projekteve si vijon: Ndërtimi i kapaciteteve në sektorin e arsimimit fillor; Mbështetja e punësimit të të rinjve dhe integrimi i tyre në tregun e punës; Menaxhimi i tokës, kadastrat; Efiçienca energjetike nëpërmjet shfrytëzimit decentral të ngrohjes diellore; Ngritja e shërbimeve të qëndrueshme lokale (menaxhimi i mbeturinave).

Gjermania jep 20 milionë euro për projektet e vitit 2014 – 2015

Qeveria e Kosovës do të marr tash 20 milionë euro për projektet e vitit 2014 – 2015 nga Gjermania.

Kjo marrëveshje për bashkëpunim teknik është nënshkruar sot nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe zëvendës - ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Christina Gehlsen.

U konfirmua se marrëveshja kap shifrën 20 milionë euro, 7.5 milionë janë për vitin 2014 kurse 12. 5 milionë për vitin 2015.

Ai tha se me këto mjetë do të mbështeten sektorët për reformë në drejtësi, arsim, punësim të të rinjve duke i integruar ata në tregun e punës.

Ndërsa zëvendës - ambasadorja Christina Gehlsen tha së kjo mbështetje i mundëson Kosovës integrimin në Bashkimin Evropian.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat