Aktiviteti dy ditor , Biznesi grek në Tiranë, rajoni i Epirit fton turistët shqiptarë për të vizituar vendin

Ekonomi

Aktiviteti dy ditor , Biznesi grek në Tiranë, rajoni i Epirit fton turistët shqiptarë për të vizituar vendin

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 16:36

Në një aktivitet dy ditor në Tiranë, bizneset e rajonit të Epirit kanë prezantuar produktet e tyre në fushën e turizmit dhe agrobiznesit me qëllim tërheqjen e vizitorëve shqiptarë drejt vendit te tyre.


Për herë të parë në kryeqytetin shqiptar bizneset greke kanë prezantuar produktet e tyre në sektorin e turizmit dhe agrobiznesit.


Qëllimi i aktivitetit është tërheqja e bizneseve dhe turistëve shqiptarë në vendin e tyre.


Rajoni i Epirit, njësi administrative në veri të Greqisë, në bashkëpunim me Albpartners dhe Albanian Turizëm kanë sjellë në vendin tonë operatorë grekë të cilët prezantojnë produktet e tyre bio.


Alexandros Kachrimanis: “Sipas të dhënave që ne kemi Epiri vizitohet nga shumë turistë shqiptarë.Prezantimi i produkteve sot është dhe një mënyrë për të fuqizuar marrëdhëniet midis dy vendeve”.


Stratos Ioanu: “Epiri ka shumë për tu ofruar turistëve shqiptarë. Duke nisur që nga turizmi malor, por edhe ai bregdetar. Hotelet tona ofrojnë mikëpritje dhe gastronomi të veçantë, por edhe sporte të ndryshme.Të gjitha këto Epiri i ofron për vizitorë të të gjitha shtresave sociale”.


Vetë bizneset greke rrëfejnë se prodhimet e tyre janë tërësisht bio.


“Unë jam prodhuese e bimëve mjekësore, i kemi prezantuar në të gjithë botën dhe tashmë vimë dhe në vendin tuaj”.


“Ne prodhojmë glikotë e famshme greke, produktet tona janë terësisht bio, nuk përdorim asnjë kimikat për prodhimin e tyre”.


Prezantimi i produkteve të Epirit në Tiranë u realizua për dy ditë me rradhë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat