Kusari-Lila vazhdon takimet me biznesmenët gjakovarë

Ekonomi

Kusari-Lila vazhdon takimet me biznesmenët gjakovarë

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 19:35

Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, edhe sot në ditën e tretë të aktivitetit “Ditët e Biznesit”, ka vazhduar vizitat dhe takimet me përfaqësues të bizneseve prodhuese e komerciale të Komunës së Gjakovës.

I gjithë ky aktivitetet i kryetares Kusari-Lila, me bashkëpunëtorë të saj po zhvillohet për ti dhënë përkrahje në zgjidhjen e problemeve dhe sfidave që ballafaqohen bizneset në Gjakovë, thuhet në njoftimin e kryetares.

“Sot u zhvilluan vizitat në kompaninë prodhuese të elementeve të plastikës “Heinze-SHPK”, në Rogovë të Hasit, pastaj në kompaninë prodhuese të lëndëve drusore dhe të tapetave prej druri “Dekor” në Shishmonë të Rekës së Keqe dhe në fabrikën e produkteve të qumështit “Golaj”, në Sheremet. Gjatë këtyre vizitave kryetarja u njoftua me rrjedhat e punës dhe të prodhimit të këtyre kompanive, njëkohësisht me vështirësitë e sfidat me të cilat po përballen këto biznese. “Jemi shumë të inkurajuar me këto vizita që kryetarja Mimoza Kusari-Lila, po bënë në biznesin tonë dhe biznese tjera të Komunës. Kjo po na shton kurajon dhe shpresën që qeveria lo kale e Gjakovës do ta na mbështet në kërkesat dhe nevojat për neve si si biznese”, janë shprehur përfaqësuesit në fabrikën për prodhimin e produkteve të qumështit “Golaj” në Sheremet”, thuhet tutje.

Sipas njoftimit, si problem në fushën e prodhimit është ngritur mungesa e energjisë elektrike por dhe tregu jo i barbartë që po bëhet nga importi i pa kontrolluar në gjithë vendin.

Ndërkohë, në Kompaninë “Dekor”, por edhe në atë “Heinze- SHPK”, problem kryesor sipas përfaqësuesve të bizneseve, është mungesa e kuadrit profesional pastaj mungesa e hapësirave për zgjerim, si dhe vështirësitë me dogana. Këto dy kompani prodhimet e tyre i eksportojnë në Gjermani dhe Itali.

Ndërsa, në njoftim thuhet se kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, është shprehur e gatshme të ofroj të gjitha mundësitë nën kapacitetin e qeverisjes lokale në mënyrë që Komuna në vazhdimësi të mbështes në të gj itha format sektorin e biznesit pasi që kjo është forma më e mirë për rritjen e zhvillimit ekonomik në Komunën e Gjakovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat