Prodhuesit nga jugu i Italisë "zbarkojnë" në Kosovë me nismën “Expo Sud Italia” (Foto)

Ekonomi

Prodhuesit nga jugu i Italisë "zbarkojnë" në Kosovë me nismën “Expo Sud Italia” (Foto)

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 10:30

(E plotësuar) - Made in Italy, është nënshkrimi që e shohim në shumë nga produktet konsumuese dhe të tekstilit në Kosovë. Kualiteti dhe besueshmëria e prodhimeve që mbajnë këto prodhime është mjaftë e kërkuar në Evropë. Nisur nga interesimi dhe arsyeja e lidhjes së bashkëpunimit mes sipërmarrësve italian me ata nga Kosova, Agjencia Italiane e Tregtisë -ITA (Italian Trade Agency -ICE) në organizim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë, përmes një konference për media, hapen sot nismën “Expo Sud Italia”.

Ky organizim është i pari i këtij lloji në Kosovë, me qëllim të intensifikimit të raporteve tregtare në mes të dy vendeve. Nga nesër e deri më 14 shkurt “Expo Sud Italia”, mbledh dhe pret ekspertë të sektorit dhe konsumatorë, të cilët do të kenë mundësinë të njihen me të rejat që kompanitë e Jugut të Italisë (Calabria, Campania, Sicilia, Puglia) prezantojnë në sektorët: veshje, bizhuteri, artikuj për shtëpi, mobilieri dhe ndriçim.

Nisma do të jetë e ekspozuar në qendrat tregtare Ciaoberto, Grand Store, Minimax, Moda Italia në Prishtinë dhe qendrës tregtare Nertili në Gjakovë,

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Andreas Ferrarese, në konferencën e sotme tha se kjo Agjenci ka për qëllim bashkëpunimin e sipërmarrjeve italiane me ato të Kosovës.

Ferrarese: Bashkëpunim më i madh tregtar

“Ju falënderoj sh umë që jeni këtu ta përurojmë një moment shumë të rëndësishëm në ambasadë, që mbahet për herë të parë në Kosovë, ku ekspozohet “Expo Sud Italia”, pra expozita e jugut të Italisë. Ky është një program që është realizuar nga Agjencia Italiane e Tregtisë ITA, dhe është një financim evropian që ka për qëllim bashkëpunimin e sipërmarrjeve italiane dhe atyre kosovare, e që në këtë rast përfshihen Shqipëria dhe Kosova”, tha ambasadori italian.

Ferrerese me këtë rast tha se Ambasada që ai e udhëheq do të lejoj viza më afatgjate për biznesmenët që dëshirojnë të udhëtojnë në Itali lidhur me këtë çështje.

Ferrarese: Do të lejojmë viza më afatgjate për bizneset

“Politika ime është që të gjithë operatorëve, të gjitha kompanive që bashkëpunojnë me Italinà « të ju japim viza me afat të gjatë, sepse shpesh kemi biznesmen që e kanë kohën shumë të shkurtër, iu duhet të udhëtojnë për në Itali por për shkak të vizës nuk ia arrijnë që të shkojnë”, tha ambasadori Ferrarese.

Ndërsa, përfaqësuesja e ICE, Manjola Mumajesi tha se ky program ka për qëllim të promovoj ndërkombëtarizimin e kompanive të vogla.

Mumajesi: Ky projekt në Shqipëri është realizuar vitin e kaluar

“Është një plan i cili konsiston në disa programe për të promovuar katër rajone të ashtuquajtura të konvergjencës së Italisë së jugut. Pra bëhet fjalë për; Campania, Calabria, Puglia dhe Sicilia. Ky është një program i cili konsiston në promovimin e ndërkombëtarizimit të kompanive të vogla dhe të mesme, të kompanive me prejardhje nga këto rajone dhe promovimin e imazhit të këtyre kompanive në botë. Është edicioni i dytë i këtij projekti që e realizojmë, në Shqipëri e kemi realizuar në vitin e kaluar në shkurt 2015 dhe me rastin e finalizimit të këtij projekti është realizuar edhe një publikim i cili është online www.ice.gov.it dhe është titulluar ‘Jugu i Italisë që eksporton’”, tha Mumajesi.

Të reja për kompanitë pjesëmarrëse në këtë organizim dhe forcimin e bashkëpunimit mes prodhuesve nga Kosova dhe Italia. E gjitha kjo bëhet në kuadër të konsolidimit të raporteve ekonomiko-tregtare mes dy vendeve.

Vitet e fundit në Kosovë është shënuar një shkëmbim tregtar gjithmonë e në rritje me Italinë, duke tejkaluar 300 milionë euro dhe me një peshë prej 11%.
Investimet italiane në vend janë në rritje, veçanërisht në industrinà « prodhuese, ndërtim dhe tregti. Vijojnë edhe sektori bankar e financiar, transporti, aktivitetet e hotelerisë dhe restoranteve, mjekësia dhe telekomunikacionet.

“Expo Sud Italia” është një vitrinë e cila, në një kohë të limituar, do të prezantojë mundësi të shumta bashkëpunimi dhe me benefite reciproke që dy vendet janë në gjendje të ofrojnë dhe të përftojnë.

Shkëmbimi tregtarë mes Kosovës dhe Italisë ka tejkaluar shifrën 300 milionë euro

Logo e prodhimeve “Made in Italy”, po bëhet gjithnjë e më shumë i pranishëm në Kosovë. Në vazhdim të aktiviteteve të organizuara me rastin e “Italian Festival”, në Dhjetor 2014, ICE Agjencia në Prishtinë organizon nismën “Expo Sud Italia”, me qëllim të intensifikimit të raporteve tregrare mes Kosovës dhe Italisë.

Nga nesër e deri më 14 shkurt, ekspertë të sektorit dhe konsumatorë, do të kenë mundësinë të njohin pranë qendrave tregtare Ciaoberto, Grand Store, Minimax, Moda Italia në Prishtinë dhe qendrës tregtare Nertili në Gjakovë, të rejat që kompanitë e Jugut të italisë (Calabria, Campania, Sicilia, Puglia) prezantojnë në sektorët: veshje, bizhuteri, artikuj për shtëpi, mobilieri dhe ndriçim.

Nisma “Expo Sud Italia” ka si qëllim krijimin e mundësive të reja pà «r kompanitë pjesëmarrëse dhe forcimin e bashkëpunimit tashmë në proces. E gjitha kjo bëhet në kuadër të konsolidimit të raporteve ekonomiko-tregtare midis Italisë dhe Kosovës.

Vitet e fundit në Kosovë është shënuar një shkëmbim tregtar gjithmonë e në rritje me Italinë, duke tejkaluar 300 milionë euro dhe me një peshë prej 11%.
Investimet italiane në vend janë në rritje, veçanërisht në industrinë prodhuese, ndërtim dhe tregti. Vijojnë edhe sektori bankar e financiar, transporti, aktivitetet e hotelerisë dhe restoranteve, mjekësia dhe telekomunikacionet.

Expo Sud Italia është një vitrinë e cila, në një kohë të limituar, do të prezantojë mundësi të shumta bashkëpunimi dhe me benefite reciproke që dy vendet janë në gjendje të ofrojnë dhe të përftojnë.

Expo Sud Italia mbështetet nga një plan mediatik i artikuluar. Organizimi mbështetet edhe nga promovimi i banerëve dhe billbordëve në rrugët mà « të rëndësishme të Prishtinës.

Me qëllim përcjelljen e një instrumenti të dobishëm konsultimi te operatorët e sektorit dhe konsumatorët nga Kosova, është krijuar edhe një katalog i kompanive pjesëmarrëse, në gjuhen italiane dhe shqipe, i cili që do të jetë i pranishëm në të gjitha qendrat e lartpërmendura.

Expo Sud Italia do të prezantohet zyrtarisht nëpërmjet një konference për shtyp sot nga ora 12.00 në Ambasadën italiane në Kosovë. Konferenca do të çelet nga Ambasadori Italian në Kosovë, Shkëlqesia e Tij Andreas Ferrarese, me pjesëmarrjen e Drejtorit ICE Agjencia Prishtinë, Znj. Gabriella Lombardi, e cila do të ilustrojë qëllimet dhe përmbajtjen e Expo Sud Italia 2016.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat