ATK rritë të hyrat vjetore për afër 30 milionë euro

Ekonomi

ATK rritë të hyrat vjetore për afër 30 milionë euro

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 12:09

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se gjatë këtij viti është ndryshuar trendi i të ardhurave tatimore, krahasuar me vitet e kaluara.

Hoti: Reformat dhanë rezultate

“E kemi ndërruar trendin e të hyrave prej trendit negativ që ka qenë në vitin 2014, e kemi ndryshuar në trend pozitiv me një rritje signifikante prej rreth 28 milionë euro më shumë të mbledhura në vitin 2015, krahasuar me vitin 2014. Kemi ndërmarrë siç jeni në dijeni tani më një varg reformash në politikat fiskale të cilat kanë dhënë rezultat tanimë”, ka thënë Hoti.

Hoti është shprehur se edhe për vitin 2016, Ministria e Financave ka një plan ambicioz për rritjen e të hyrave të rregullta, pa llogaritur inkasimin e borxheve.

Hoti: Planifikojmë 370 milionë euro të hyra

“Është një pla n ambicioz në të hyra. Ne planifikojmë që të hyra të rregullta të ATK-së, duke mos përfshi inkasimin e borxheve ose të hyra tjera nga Agjencioni i Privatizimit të jenë rreth 370 milionë euro, që është një rritje e konsiderueshme krahasuar me vitin 2015 dhe me trendin që unë e kam parë në ditët e para të këtij viti”, ka thënë ai.

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri e ka prezantuar planin e punës për vitin 2016, derisa ka shtuar se nga dje MF e ka zbritur interesin për tatimpaguesit që kanë ngecje në pagesën e tatimeve nga rreth 9 në 8.4 për qind.

Ai ka thënë se gjatë vitit të kaluar, ATK ka shënuar tejkalim të planit sa i përket të hyrave tatimore.

Imeri: Kemi shënuar të hyra prej 9.4 për qind më shumë

“Gjatë viteve të kaluara një trend i cili ka pas një tendencë në vitin 2014 ulëse, në vitin 2015 kemi një te ndencë rritëse të të hyrave në dy shtyllat për të cilat është përgjegjës ATK, të hyrat tatimore të cilat janë në masën 332.3 milionë dhe të hyrat nga kontributet pensionale 133.4 milionë. Komplet të hyrat e viti 2015 janë 465.7 milionë të realizuara. Kemi një ngecje të vogël, përkatësisht planin e vitit 2015 e kemi realizuar në masën 98 për qind por kemi një 2 për qind që është rezultat i aktiviteteve të shtuara dhe rezultat i zhvillimeve të përgjithshme në ekonomi. Krahasuar me vitin 2014, në vitin 2015, kemi realizuar 9.4 për qind më shumë, përkatësisht 109 për qind është më tepër se viti 2014”, ka thënë ai.

Imeri është shprehur se edhe rimbursimi me kupon fiskal i cili është bërë me vendim të Qeverisë ka pas efekt të madh në llogaridhënien e bizneseve për qytetarë.

Imeri: Kemi vërshim të dorëzimit të kuponëve fiskal

“Në tremujorin e parë kur është aplikuar, janë rimbursu 22 mijë e 220 qytetarë. Kemi një diferencë diku prej 2 mijë qytetarëve që kanë apliku por nuk i kanë dorëzuar plikot. Ne e kemi pas këtë periudhë jashtëzakonisht të dobishme sepse e kemi kontrolluar deri në detaje dhe kemi identifikuar shumë defekte të dorëzimit të kuponëve qoftë në lëshimin e kuponëve jofiskal dhe kuponëve jo të drejtë nga tatimpaguesit por edhe lëshimin e kuponëve të ndryshëm që ka qenë një vetëdijesim indirekt te qytetarët për pranimin e kuponëve fiskal. Në tremujorin e dytë, përkatësisht të tretë të vitit kanë aplikuar 56 mijë e 219, janë rimbursu 54 mijë e 35, afërsisht një milion e 910 mijë e 635 euro. Tremujorin e katërt, hera e tretë që kemi pranuar pliko, kemi një vërshim të jashtëzakonshëm të qytetarëve. 127 mijë e 376 qytetarë kanë aplikuar për rimbursim, i kanë dorëzuar deri dje 118 mijë e 280, presim edhe nesër që të dorëzohen ato që kanë apliku dhe me një efikasitet të sh tuar brenda kësaj periudhe të shkurtër kemi arrit që t’i rimbursojmë 6 mijë e 327 qytetarë, përkatësisht 118 mijë e 180 euro”, ka deklaruar Imeri.

Sipas tij, për tremujorin e fundit pritet që t’u paguhen rreth 2 milionë euro qytetarëve për kupon fiskal.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat