​Berjani: Hykmete Bajrami po tenton të “kontrabandoj” ligjin e naftës

Ekonomi

​Berjani: Hykmete Bajrami po tenton të “kontrabandoj” ligjin e naftës

Më: 3 shkurt 2016 Në ora: 17:41

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, po dyshon që ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami po punon për një grup të vogël të bizneseve që merren me shitjen dhe importin e derivateve të naftës.

Berjani tha se ministrja ka dërguar në Kuvend propozimet e ligjit për naftën duke ndryshuar nenin 5 pikën 6 i cili u jep mundësi për import vetëm atyre kompanive që kanë deponi. Por, sipas tij, me këtë ndryshim të ligjit ajo po favorizon një grup të caktuar të bizneseve, duke u ndaluar importin e derivateve të naftës kompanive të tjera që merren me shitjen me pakicë. Berjani tha se ministrja Bajrami po mundohet të krijoj ligjin ashtu siç e kishte bërë edhe më herët ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli.

Me këtë propozim ndryshim të ligjit, nuk pajtohet as anëtari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Blerim Grainca. Ai tha se në asnjë mënyrë nuk e përkrahë monopolin në sektorin e naftës.

Ndërsa MTI heshtë për këtë çështje. KP ka dërguar pyetjet përmes postës elektronike në adresë të MTI-së, por edhe përkun dër premtimit të këshilltares për media të ministres Bajrami, Vjollca Dibra, ajo nuk ka kthyer përgjigje, madje as nuk ju është përgjigjur më tej thirrjeve telefonike.

Berjani: Ligji të bëhet për biznese jo për grupe të caktuara

“Duhet të jemi shumë të qartë se ligjet duhet të bëhen për biznese jo për grupe të caktuara. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e ka proceduar ligjin . Ky ligj është që në kohën e Bujar Dugollit, i cili sa ka qenë dihet se si ka funksionuar ky sektor. Gjithashtu me ardhjen e Lutfi Zharkut është bërë një ndryshime i cili sot është ky; neni 5 pika 6, ku e hap tregun. Ndërsa këtë ligj si e ka procedua Hykmete Bajrami ajo e ka bërë një kontrabandim mund të them të këtij ligji, se nuk ka shanse teorike kur dihet që para tre viteve vetë ka qenë mbrojte e këtij ligji e tash e shtyjnë, e procedojnë, një ligj i cili e cungon dhe bënë favorizime, monopole, dhe e bënë mbylljen e tregut. Rast konkret falë 50 importuesve që i kemi sot çmimi është më i liri në regjion”, tha Berjani.

Ai kërkon nga anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik ta heqin këtë amendament.

Berjani: Kabineti i MTI-së, manipuloj me ligjin

“Mendoj dhe apeloj që ky ligj, pika neni 5 pika 6, duhet të përkrahet në atë mënyrë çfarë ka qenë, e jo çfarë e ka propozuar MTI-ja. Ky është një kontrabandim i ligjit... Unë kam tentuar të kontaktoj me kryetarin e Komisionit, ai në mënyrë të hapur më tha se kabineti ka manipuluar. Prandaj deri kur do të ketë manipulime?! Ka pas kontrabandë me derivate por se bëhet kontrabandë me ligj për herë të parë po dëgjojmë dhe ma merr mendja që këtu do të merren masa dhe ky nen, dhe kjo pikë, duhet të përmirësohet”, tha Berjani.

Në ndër kohë, Blerim G rainca, anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, njëherit edhe bashkë partiak i ministres Bajrami, tha se ky ligj si i tillë nuk do të gjejë përkrahje për tu miratuar.

Grainca: Propozimi i ligjit nga MTI nuk është në përputhje me programin e Qeverisë

“Ligji i naftës ka ardhur në parlament. Ministria e ka sjell draftin në versionin e saj zyrtarë . Në ndër kohë neve si anëtar të komisionit për Zhvillim Ekonomik i kemi marrë këto materiale . Kjo do të vij në rend të ditës besoj ka fundi i muajit shkurt, dhe me procedurë urgjente. Në ndër kohë kemi marrë reagime nga komuniteti i biznesit, kryesisht nga Shoqata e Naftëtarëve, me këtë rast dua të them se edhe shumica e deputetëve me të cilët unë kamë biseduar individualisht, ndajmë të njëjtin shqetësim me aleancën e kompanive që merren me tregtinë e derivateve. Për arsye se ky ligj nuk është në frymën e prog ramit qeveritarë i cili ofron liberalizim të tregut. Ligji për derivate të naftës e thotë të kundërtën krijon monopole të caktuara duke ju dhënë favore vetëm importuesve të mëdhenj”, tha Grainca.

Ai ka shprehur qëndrimin e tij se në asnjë mënyrë nuk do ta votojë ligjin si të tillë.

Grainca: Unë personalisht nuk e votoj këtë ligj

“Në këtë formë mendoj që ky ligj ose duhet të tërhiqet, ose duhet të amandamentohet. Si të tillë, unë nuk mund të flasë për anëtarët e tjerë të komisionit por unë personalisht, nuk do ta votoj”, tha Grainca.

Në Kosovë, janë mbi 52 importues të derivateve të lëngtë të naftës. Prej tyre, vetëm 13 kompani kanë deponi. Me hyrjen në fuqi të ligjit nëse votohet ashtu siç e ka propozuar MTI-ja , atëherë të drejtë për të importuar kanë vetëm 13 kompani, ndërsa kompanitë të tjera nuk do t ë kenë ligjërisht mundësi importi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat