BE ndan grante për zhvillimin e sektorit privat në Gjakovë

Ekonomi

BE ndan grante për zhvillimin e sektorit privat në Gjakovë

Më: 3 shkurt 2016 Në ora: 07:12

Sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjakovës do të mbahet takimi për skemën e granteve për zhvillimin e sektorit privat.

Kjo skemë e granteve financohet nga Bashkimi Evropian, dhe se përmes kësaj do të ndihmojë në themelimin dhe qëndrueshmërinë e bizneseve të reja dhe në zgjerimin e atyre ekzistuese nga sektori privat i ndërmarrësisë.

Kjo skemë e granteve do të menaxhohet nga Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA), ndërsa në rrafshin lokal, Agjencitë për Zhvillim Rajonal (AZHR) do të marrin përsipër pjesën më të madhe të punës praktike për të pajisur bizneset me informacione të mjaftueshme si dhe për mbështetjen e e nevojshme teknike në procesin e aplikimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat