ATK: Do të ofrojë lehtësi të reja për deklarimet elektronike

Ekonomi

ATK: Do të ofrojë lehtësi të reja për deklarimet elektronike

Më: 1 shkurt 2016 Në ora: 18:58

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore e Kosovës, Sakip Imeri ka deklaruar se do t’iu përgjigjet në mënyrë të barabartë kërkesave ligjore të gjithë tatimpaguesve.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me shoqatat e Kontabilistëve, Aleancën Kosovare të Bizneseve dhe Odat Ekonomike, për të diskutuar rreth bashkëpunimit të deritanishëm, si dhe vazhdimit të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Aleanca Kosovare e Biznesit, Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, përfaqësues nga IKAF, si dhe nga Oda Ekonomike Turke.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri shprehu konsideratën më të lartë për përfaqësuesit e bizneseve për përkrahjen ndaj ATK-së si dhe shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen.

Imeri siguroi pjesëmarrësit në takim se ATK përmes dokumenteve të saj strategjike si Plani i Punës 2016, Plani i Trajtimit të Rreziqeve 2016 si dhe Plani Strategjik 2015-2020, do t’iu përgjigjet në mënyrë të barabartë kërkesa ve ligjore të gjithë tatimpaguesve.

“Ne jemi të gatshëm që për çdo iniciativë apo ndryshim ligjor në të ardhmen të kërkojmë nga ju të jepni kontributin tuaj”, tha ai.

Ai gjithashtu informoi se ATK është në proces të punës për vazhdimin e ofrimit të lehtësirave për tatimpaguesit përmes përsosshmërisë së shërbimeve, ku gjatë tremujorit të parë do të ofroj lehtësi të reja për deklarimet elektronike në funkison të përmbushjes tatimore.

Pjesëmarrësit në takim shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me ATK-në dhe përshëndetën iniciativën e Administratës Tatimore për zgjerimin e aplikacioneve elektronike, pasi kjo do t’i ofrojë lehtësi bizneseve në deklarim, si dhe do të përmirësojë performancën e ATK-së.

Njëherit u zotuan të japin kontributin e tyre çdoherë që kërkohe dhe vlerësuan gjithashtu si pozitive uljen e ankesave të tatimpaguesve karshi punës së ATK-së.

Imeri në përmbyllje të takimit tha se Administrata Tatimore e Kosovës çdoherë ka në plan të parë tatimpaguesin, ofrimin e shërbimeve në mënyrë që ata ta kenë më të lehët përmbushjen e obligimeve tatimore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat