Kosova përfiton 70 milion euro nga Suedia (Foto)

Ekonomi

Kosova përfiton 70 milion euro nga Suedia (Foto)

Më: 1 shkurt 2016 Në ora: 15:07

70 milion euro është shuma që do përfitoj Kosova nga një marrëveshje e nënshkruar sot me shtetin e Suedisë.

Kjo, sipas sekretares së shtetit për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ulrika Modeer, është vazhdim i përkrahjes së Kosovës në procese të rëndësishme të saj.

Suedia ka premtuar që përpos fushës për sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, Kosovën do ta përkrah edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Këto deklarata janë bërë në një konferencë për media pas takimit qe Modeer ka mbajtur me zv/ministrin për integrime evropiane Ramadan Ilazi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat