Shtyhet afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal

Ekonomi

Shtyhet afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal

Më: 1 shkurt 2016 Në ora: 08:51

Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një komunikate për media njofton se shtyhet afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal, deri me datën 05 Shkurt 2016.

Afati i paraparë i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal të grumbulluar gjatë muajve Tetor, Nëntor dhe Dhjetor, ishte nga data 01 Janar 2016 deri më 31 Janar 2016.

“Meqenëse ATK ka evidentuar se deri me datë 31 Janar 2016 kanë aplikuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët ende nuk i kanë dorëzuar plikot me Kuponë Fiskal, ATK do t’ju mundësojë që edhe gjatë javës së parë të muajit Shkurt 2016 t’i dorëzojnë plikot e tyre në cilëndo zyre regjionale të ATK-së”, thuhet në komunikatë.

ATK, do të pranoj vetëm plikot me Kuponë Fiskal të qytetarëve, të cilët kanë aplikuar për rimbursimin e mjeteve deri me datën 31 Janar 2016.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat