Bajra: Trusti investon në tregjet me rrezikshmëri të lartë

Ekonomi

Bajra: Trusti investon në tregjet me rrezikshmëri të lartë

Më: 31 janar 2016 Në ora: 14:37

​Mbi 1 miliard euro, mjete të kursimeve pensionale në Kosovë vazhdojnë të administrohet nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK). Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës 90 përqind e këtyre mjeteve janë të investuara nëtregun e jashtëm. Ndërsa, pjesa tjetër e mbetur e aseteve përbëhet nga investimet në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës me 6.8 përqind por edhe një pjesë e mbetur në Fondin Pensional Slloven.

Por për njohësin e çështjeve bankare, njëherit investitor dhe punonjës në B-Capital me seli në Londër, Emanuel Bajra, problemi me të cilin FKPK-ja ballafaqohet tashmë në më shumë se një dekadë të ekzistencës së saj, është pikërisht lidhshmëria jo strategjike e saj me performancë e bursave dhe stoqeve ndërkombëtare duke e ekspozuar veten në termet dhe kushtet jo-stabile të këtyre bursave.

Sipas tij, FKPK-ja merr pjesë me një përqindje të konsiderueshme në disa kompani, ku nuk duhet të dihet se në nën-klasen e aseteve në këto fonde fshihen kompanitë që po pësojnë humbje të mëdha në bursa. Ai merr shembull kompanitë teknologjike, firmat me ekspozim të lartë ndaj flukseve të kapitalit siç janë ato të borxheve të tregjeve emergjente, bonove të thesarit amerikan etj.

“Duhet të kemi parasysh se një përqindje e madhe e vlerës investuese të fondeve nën menaxhim nga FKP K-ja, janë koncentruar në aksione të bursës amerikane dhe kjo në vetvete paraqet një rrezikshmëri të lartë, pasi që aksionet amerikane janë të fryra dhe nuk paraqesin pasqyrë reale të performancë së kompanive pjesëmarrëse si pasojë e jo-stabilitetit që dollari amerikan paraqet në tregun e FOREX”, tha Bajra.

Bajra sugjeron që Fondi i Kursimeve Pensional i Kosovës duhet të ketë kujdes me strategjinë e investimeve në kushtet e sotme të tregjeve jo stabile në bursat ndërkombëtare.

“Fondi Pensional i Kosovës ndjek një strategji të investimeve të hapura ku pjesëmarrja direkte e investimeve në alokimin e fondeve bëhet nëpërmjet Fondeve Menaxhuese në Londër. Ekspozimi i investimeve të ndërmarra nga FKPK-ja bëhet ndaj klasave të aseteve me rrezikshmëri të lartë, ku kapaciteti i kthimit është shumë më i madh përderisa edhe rrezikshmëria e humbjeve dhe rënies së vlerës së portofolit investues është i madh”, tha Bajra.

Ai shtoi se në fillim-vitin 2016, si pasojë e rënies së çmimit të naftës, krizës së bursave kineze, si dhe rrezikut të deflacionit në eurozonë, bursat në Londër FTSE dhe ajo e Neë Yorkut NASDAQ dhe S&P 500, pësuan rënie gati deri në 20% - kjo zyrtarisht u spekulua që futi tregjet ndërkombëtare në territor të “Bear Market” ose ulje drastike e vlerës së aseteve të të gjitha klasave që marrin pjesë në bursat ndërkombëtare.

“Si rrjedhoje Fondi Pensional i Kosovës do të ketë mundësi që ka pësuar humbje gati 12 përqind të vlerës së përgjithshme të investimeve, kjo nuk do të jetë e mundur të verifikohet pasi që FKPK-ja akoma nuk publikon figurat javore për përformancën e saj”, tha Bajra.

Nga ana tjetër, Vërshim Hatipi, zëvendëdrejtor i financave dhe IT-së në FKPK-së, thotë se mjetet e trustit janë të investuara në kompani me renome botërore.

Hatipi: Paratë i kemi të investuara në ko mpani me renome botërore

“Paratë janë në tregjet financiare gjithsesi, nëpërkompanitë me më renome botërore, Microsoft, Googel, t’i numëroj disa, një pjesë e madhe e mjeteve...Tash nuk mund t’i listojë të gjitha. Mjetet e Trustit janë të investuara në rreth 1700 kompani botërore. Tash nëse shkojmë me kompani specifike të Britanisë nuk mund t’i dijë përqindjet tash me rend. Mirëpo kompanitë si Proctorin Gambel, kompanitë si Donson and Johnson e cila faktikisht është amerikane, mirëpo Microsoft që e përmenda më parë, Googel e të gjitha kompanitë më të mëdha të botës, në ato kompani ta them ne jemi aksionarë i tyre”, tha Hatipi.

Sa i përket normës së kthimit, Hatipi tha se ato caktohen varësisht prej reitingut të kompanive.

Hatipi: Norma e kthimit përcaktohen prej rejtingut të kompanisë që e financojmë

“Norma e kthimit nuk është diçka e definuar specifikisht në çd o rast. Janë obligacionet e Kosovës kur ne i përcaktojmë normat dhe ato varen edhe prej maturitetit të tyre. Pra, nëse dikujt i jep borxh për gjashtë muaj, norma e interesit do të jetë më e ultë se sa dikujt që ia jep paratë borxh për dy vjet ta themi. Pra, këto i përcaktojnë edhe normat e kamatës, varet edhe prej rejtingut të kompanisë që e financojmë përmes parave të cilat i investojmë... Në vitin 2015 kemi pasur një kthim 2.3 për qind në kohën kur tregjet financiare të aksioneve kanë rënë 10 për qind”, tha Hatipi.

Ai po ashtu ka treguar se janë rreth 100 milionë euro që Trusti i ka të investuara në borxhin publik të shtetit të Kosovës. Ndërsa sa i përket investimeve në kompani të huaja me rrezikë të lartë, ai tha se mundësit për t’i investuar mjetet në Kosovë janë të limituara.

Hatipi: Mbi 100 milionë euro e kemi financuar shtetin e Kosovës

“Nuk di raste të tilla ku mjetet tona janë investuar në kompanitë të cilat janë buzë falimentimit, nuk jemi në njohuri për ndonjë informatë të tillë. Megjithatë ta themi rastet të cilat lejojnë investime në Kosovë, mundësi për investime në Kosovë janë të limituara dhe nuk di Kosova si shtet i sigurt apo jo, ndoshta mund të jetë në raport me gjera tjera. Po dikush mund të thotë është jo shumë joshëse të bëhen investime nga jashtë në Kosovë, ajo është çështje tjetër. Ne nuk merremi, ne atë punë dhe nuk jemi të thirrur për atë çështje. Mirëpo, ne çka bëjmë në Kosovë është se tani i kemi diku 100 milionë euro të investuara në borxhin publik të shtetit të Kosovës, aktualisht afër 100 milionë, para pra që e financojnë shtetin e Kosovës për nevojat e saj të ndryshme të cilat i përcakton Qeveria”, tha Hatipi.

Ai tha se vitin 2015, Trusti e ka mbyllur me një fitim prej 30 milionë eurove ose në kthim neto që është diku afër 3 përqind. Ndërs a, këtë vit e kanë filluar me 1 miliard e 200 milionë euro.

Por Emanuel Bajra, ka dhënë disa sugjerime se si do të ishte më mirë të menaxhohen mjetet eFKPK-ja. Ai tha se do të duhej të ndryshojë strategjinë e investimeve duke u shndërruar në Fond Sovran të Investimeve. Po ashtu, sipas tij, FKPK-ja duhet të themelojë zyrën e saj të shitje-blerjeve të aksioneve me objektiv uljen e rrezikshmërisë së humbjeve vjetore dhe rritjen e ekspozimit ndaj klasës së aseteve të sigurta me kthim më të vogël afatshkurtër por më të sigurt afatgjatë.

“Nëse FKPK investon në kompanitë si Google, Microsoft dhe nuk ka evidencë direkte që konfirmon se FKPK-ja është pjesëmarrëse në klasën e aksionerëve në këto kompani. FKPK është pjesëmarrëse me investime në këto kompani me anë të “third party participation” nëpërmjet të fondeve menaxhuese në Londër”, tha Bajra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat