KEDS: S’ka ngritje të çmimit, por të konsumit

Ekonomi

KEDS: S’ka ngritje të çmimit, por të konsumit

Më: 30 janar 2016 Në ora: 10:21

Me uljen e temperaturave, shtohet konsumi i energjisë elektrike, gjë që rezulton me ngritjen e çmimit të faturave te konsumatorëve. E kjo nuk ka kaluar pa ankesa nga ana e qytetarëve, te cilët vazhdojnë të ngrohen me energji elektrike.

Por KEDS thotë se shkak për ngritjen e çmimit të faturave, janë tarifat dimërore të cilat janë 40 për qind më të shtrejta, krahasuar me tarifat verore, si dhe shpenzimi shumë më i madh i energjisë nga ana e konsumatorëve gjatë kësaj sezone.

Ilirjana Hajdari, menaxhere për konsumatorë të veçantë në KEDS thotë se shkak për fatura me çmime më të larta, mbetet konsumi i lartë i energjisë elektrike gjatë dimrit, kur edhe tarifat janë me të larta krahasuar me tarifat e verës. Por jo të gjithë konsumatorët sipas saj detyrohen të paguajnë fatura me një çmim të lartë, pasi që KEDS ka sistemin tarifor, i cili ka çmime të veçanta, varësisht prej KË të harxhuar. Konsumatorët të cilët kursejnë energjinë, paguajnë më pak, krahasuar me konsumatorët që shpenzojnë më shumë e të cilët i kalojnë më shumë se 600 kë të shpenzuar, ku çmimi është dukshëm më i lartë.

Hajdari: Mos shpenzoni shumë, paguani më pak

“Sistemi tarifor në Kosovë përbëhet prej tre komponentëve. Komponenti i parë ështe sezona verë-dimër. Aplikimi i tarifave për sezonin e verës bëhet prej 1 prillit deri me 30 shtator. Ndërsa, sezona e dimrit fillon prej 1 tetorit deri më 31 mars. Pastaj, kemi komponentin e dytë që është komponenti ditë-natë. Gjatë sezonit të verës komponenti i ditës, llogaritet prej orës 8 të mengjesit deri në ora 23:00. Ndërsa, gjatë sezonës së dimrit, llogaritet prej orës 7 të mëngjesit deri në ora 22:00. Dhe kemi komponentin e tretë që janë blloqet tarifore, të cilat aplikohen tek konsumatoret e amvisrisë. Sa i përket blloqeve tarifore, të konsumatorët e amvisërisë, kemi tri blloqe tarifore.

Këto janë prej 0 deri në 200 kë/orë. Pastaj, kemi bllokun 200 deri në 600 kë/orë. Në momentin që konsumatorët e tejkalojnë konsumin prej 200 kë, dhe faturohen në bllokun prej 200 deri në 600 kë orë gjatë sezonit të dimrit, ky çmim dallon për 50 për qind. Do të thotë është për 50 përqind më i shtrenjt se sa blloku i parë. Pastaj kemi bllokun mbi 600 kë orë, i cili gjithashtu është për 50 për qind më i shtrenjt se sa blloku i dytë”, tha ajo.

Ajo ka edhe një rekomandim për konsumatorët.

Hajdari: Tarifa e ultë është prej orës 22:00

“Do të thotë me këtë rast i inkurajojmë të gjithë konsumatorët që të shpenzojnë energjinë elektrike, në mënyrë sa më efikase që është e mundur, nëse ata dëshirojnë që fatura e energjsë elektrike, të jetë më e ulët në fund të muajit. Ne i inkurajojmë ata që ta shpenzojnë energjinë elektrike, gjatë kohës, kur aplikohen tarifat e ulta. Në këtë rast gjatë sezones së dimrit fillojnë prej orës 7 deri 22 dhe tarifa e ultë është prej orës 22 deri në mëngjes...Çmimet që aplikohen në sezonin e verës janë 40 për qind më të lira se sa ato të cilat aplikohen në sezonin e dimrit”, theksoi Hajdari.

Ndërsa thotë se numri i ankesave të konsumatorëve për çmimet e larta të faturave ka qenë më i vogel, krahasuar me vitet e kaluara.

Hajdari; S’kemi shumë ankesa

“Numri i ankesave gjatë muajit janar të vitit 216 nuk ka qenë diçka i jashtëzakonshëm apo alarmant, nëse e krahasojmë me vitet paraprake. Përkundrazi numri i ankesave gjatë këtij muaji ka qenë shumë më i vogël. Kjo ka ndodh për arsye se kompania jonë dy vitet e fundit është duke përdorë për leximin e njehsorëve, pajisjet e sofistikuaar të cilat jane 99.9 për qind shumë të sigurta dhe bëjnë leximin, faturimin dhe shprendarjen e faturave, aty tek pika matëse e konsumatorit”, tha Hajdari.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat