Thellohet deficiti tregtar, Serbia prin me importe

Ekonomi

Thellohet deficiti tregtar, Serbia prin me importe

Më: 29 janar 2016 Në ora: 13:04

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat Tregtisë së Jashtme, lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2015.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për muajin dhjetor 2015 prej 230.0 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 198.5 milionë euro me periudhën e njëjtët të vitit 2014. Eksporti mbulon importin me 9.3 për qind.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014 në muajin dhjetor të vitit të kaluar eksporti i mallrave kishte vlerën prej 23.5 milionë euro me rënie prej -10.8 përqind, ndërsa importi 253.6 milionë euro me rritje prej 12.7 përqind.

Sipas të dhënave të ASK-së, grupet kryesore që kanë përbërë eksportin janë metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 45.5 për qind, produktet minerale me 13.8 përqind, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 9.4 përqind, plastika, goma dhe artikuj prej tyre me 6.3 përqind, tekstili dhe artikuj prej tij me 5. 5 përqind dhe produktet bimore me 5.2 përqind.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesor të importuara janë përbër nga makineritë me 16.0 përqind, pajisjet mekanike dhe elektrike me 15.1 përqind, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 10.8 përqind, ndërsa produktet minerale me 9.9 përqind, materialte bazë dhe artikujt prej tyre me 7.8 përqind tjera.

Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e CEFTA-së, të cilat marrin pjesë me 35.4 përqind për eksport dhe 24.6 përqind për import, ndërsa vendet e BE-së marrin pjesë me 20.0 përqind për eksport dhe 43.0 përqind për import.

Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Indi me 16.4 përqind, Shqipëri 13.3 përqind, Serbi 10.7 përqind, Maqedoni me 9.1 përqind, Gjermania me 4.4 përqind, Zvicër 4.3 përqind dhe Turqia me 4.3 përqind.

Ndërsa, sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga Serbi a me 12.7 përqind, Turqia 12.0 përqind, Gjermania me 11.9 përqind , Kina me 9.4 përqind , Italia me 9.2 përqind dhe Maqedonia me 5.0 përqind.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat