​Dogana e Kosovës tejkaloi parashikimet, mblodhi 951 milionë euro në vitin 2015

Ekonomi

​Dogana e Kosovës tejkaloi parashikimet, mblodhi 951 milionë euro në vitin 2015

Më: 29 janar 2016 Në ora: 11:58

(E plotësuar) Ministri i Financave, Avduallah Hoti dhe drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, në një konferencë për media kanë paraqitur raportin e punës për vitin 2015, si dhe planin vjetor për vitin 2016.

Ministri Hoti tha se ministria e tij ka filluar vitin 2015 me disa vështirësi, megjithatë, sipas tij, viti është përmbyllur me sukses, pasi janë realizuar të hyra prej 951 milionë eurove.

Sipas tij, të hyrat e vitit të kaluar kanë shënuar rekord duke e tejkaluar planin vjetor të vitit paraprak.

Ministria i Financave ka thënë se ky është viti i parë që doganat e Kosovës kanë tejkaluar planifikimin e për të hyrat vjetore.

Përveç rritjes së të hyrave doganore, gjatë këtij viti Hoti tha se ka rënë edhe numri i ankesave për 30 për qind.

Sipas tij, në Kosovë ekziston klimë e përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve biznesore.

Hoti: Viti 2015 përmbyllet me të hyrat rekord prej 951 milionë euro

“Kemi filluar vitin 2015 me disa vështirësi të cilat ju jeni në dijeni dhe kemi pasur disa herë prezantime për këto, por viti është përmbyllur me rekord të të hyrave me 951 milionë, që është mbi planin dhe është hera e parë që doganat e Kosovës e tejkalojnë planifikimin për të hyrat vjetore sipas të hyrat e buxhetit... Normal, klima është shumë më e mirë e të bërit biznes, është krijuar në Kosovë përmes aktiviteteve të doganave dhe organeve tjera. Të dhënat na tregojnë nga doganat që ka rënë numri i ankesave për 30 për qind, krahasuar me një vit më përpara dhe unë e shoh si rezultat i rritjes së këshillave sepse tash doganat e Kosovës nuk janë mbikëqyrës i punës së bizneseve por ju ndihmojnë atyre në kryerjen e obligimeve ligjore, që kanë karshi doganës dhe karshi ligjit në përgjithësi”, tha Hoti.

Sa i përket planit për vitin 2016, Hoti thotë se është shumë ambicioz dhe të hyrat që do t’i mbledhin doganat do të kalojnë shumën prej 1 miliardë eurove.

Ndërsa, sa i përkët sfidave që do ti përcjellin Doganat e Kosovës gjatë vitit 2016, Hoti tha se ministria e tij do të prezantojë një plan të detajuar për veprimet që Dogana duhet t’i ndërmarrë për të plotësuar përgjegjësitë që dalin nga Marrëveshja për Stabilizim Asociim me BE-në.

Hoti: Doganat e Kosovës gjatë 2016 do t’i realizojë 1 miliardë euro të hyra

“Për vitin 2016 kemi një plan që është shumë ambicioz. Kalon 1 miliardë euro që do të mbledh Dogana e Kosovës. I kemi disa sfida për vitin 2016, të cilat po mundohemi me një plan detal të punës t’i adresojmë para së gjithash veprimet që duhet të ndërmarr dogana e Kosovës sa i përket të hyrave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit...janë disa veprime që unë pres që drejtori do të kujdeset që gjatë vitit 2016-të të implementohen në tërësi, për të bërë të mundur inkasimin e kësaj shume mbi 1 miliardë euro dhe pà «r të përmirësuar tutje klimën e të bërit biznes”, ka thënë ministri Hoti. Ky plan i punës për këtë vit do të realizohet pa vështirësi dhe ne po mundohemi të krijojmë resurse”, tha Hoti.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, në prezantimin e punës për vitin 2015, ka treguar se për herë të parë pikat doganore kanë kaluar projeksionin e të hyrave. Megjithëse doganat planifikuan të mbledhin 946 milionë euro, të hyrat në fund të 2015-ës, rezultuan me shumën prej 951 milionë eurove.

Rafuna: Për herë të parë Dogana e Kosovës e ka kaluar projeksion e të hyrave

“Në mbledhjen e të hyrave projeksioni ishte 946 milionë sipas ligjit të buxhetit, ne arritëm që t’i mbledhim 951 milionë. Siç shihet ndër vite, dogana ka avancuar në mbledhjen e të hyrave, mirëpo rritja më e theksuar është që nga viti 2013, 2014, 2015. Kemi filluar nga 2013 du ke pasur një rritje në miliona, prej 34 milionë në 2014, dhe vitin 2015 e kemi mbyllur me 80 milionë më shumë se vitin 2014. Ndërsa, kthyer në përqindje ne kemi inkasuar 9.3 për qind më shumë se sa viti 2014... Në qoftë se i shikojmë projeksionet dhe të hyrat ndër vite ashtu si e tha ministri, kjo është hera e parë që doganat e Kosovës e kaluan projeksionin”, tha Rafuna.

E për këtë Rafuna tha se që nga viti 2009, asnjëherë dogana nuk ka arritur që të dal 100 për qind,ndërsa gjatë vitit 2015-të ka dal 101 për qind.

Ndërsa, sa i përket menaxhimit fiskal, Rafuna tha se Doganat e Kosovës kanë arritur standardin botëror të menaxhimit. Sipas tij, nëse Qeveria e Kosovës investon një centë, dogana kthen 99 cent të hyra.

Rafuna, tha se objektivi i Doganës për vitin 2016 është zhvillimi i një sistemi modern e efikas në mbledhjen e të hyrave, mbrojtjen e qytetarëve nga importi i mallrave të ndaluara si dh e objektivat tjera ku synohet të arrihet projeksioni me mbi 1 miliardë euro.

Rafuna: Në vitin 2016, planfikojmë të mbledhim 1 miliardë euro

“Sa i përket objektivave të vitit 2016, synim i parë për arsye të mbledhjes së të hyrave dhe arritjes së projeksionit mbi 1 miliard është zhvillimi tutje i një sistemi modern dhe efikas për mbledhjen e të hyrave dhe në të njëjtën kohë ofrimin e lehtësirave tregtare. Më pas është mbrojta e qytetarëve të Kosovës nga importi i mallrave të ndaluara dhe lufta efikase kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës. Objektivi i tretë është hartimi Modernizimi i Doganës së Kosovës sipas standardeve të Udhëheqësit Doganor të Bashkimit Evropian dhe katër është rritja e transparencës, përmirësimi i imazhit dhe edukimi i publikut për rolin dhe misionin e Doganës”, ka treguar Rafuna.

Ministri Hoti dhe drejtori Rafuna potencuan gjatë kësaj konference se sfidë për vitin 2016 do të jetë edhe ndryshimi në sistemin e pagesave në bazë të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, të arritur vitin e kaluar mes Kosovës dhe BE-së. /Sh.Ahmeti/

Doganat shënuan rekord në të hyra në vitin 2015

Ministri i Financave, Avduallah Hoti dhe drejtori i përgjithshëm i doganave, Lulzim Tafa, kanë paraqitur raportin vjetor për vitin 2015.

Me këtë rast, ministri Hoti tha se ministria e tij ka filluar vitin 2015 me disa vështirësi, megjithatë, sipas tij, viti është përmbyllur me sukses.

Ai theksoi se në Kosovë ekziston klimë e përshtatshme për biznes.

"Një klimë shumë e mirë e të bërit biznes është krijuar në Kosovë ndërmjet doganave dhe bizneseve, si dhe ka rënë numri i ankesave", tha Hoti.

Duke u shprehur i sigurt se plani i punës për këtë vit do të realizohet pa ndonjë vështirësi, ai tha se ministria e tij për 2016 ka një plan shumë ambicioz që kalon mbi një miliardë euro.

Edhe drejtori i doganave, Lulzim Rafuna shpalosi raportin e punës për vitin 2015. Ai tha se në vitin e kaluar doganat kanë shënuar rekord në të hyra, pasi kanë arrit të mbledhin 951 milionë.

“Kjo është hera e parë që dogana e kalon projeksionin, pasi kemi dalë me një rezultat prej 101%. Numri i ankesave ka qenë 1320. Dogana e ka arritur standardin botëror në menaxhimin fiskal”, tha ai.

Sipas tij, nëse qeveria investon një cent në dogana, kjo e fundit i kthen 99 centë të hyra doganore.

Ndërsa, për vitin 2016, Tafa tha se objektivat e doganës janë zhvillimi tutje i një sistemi modern dhe efikas për mbledhjen e të hyrave, ofrimi i lehtësirave doganore, mbrojtja e qytetarëve të Kosovës nga importi i mallrave të ndaluara, lufta efikase kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës e të tjera.

Po ashtu, gjatë vitit 2016, Rafuna përmendi sfidat me të cilat do të përballet dogana, e një ndër sfidat gjatë këtij viti është edhe MSA, që sipas tij, prodhon dy lloj efekte materiale dhe procedurale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat