Bujqësia kryeson eksportet, me rritje 3,3 miliardë lekë

Ekonomi

Bujqësia kryeson eksportet, me rritje 3,3 miliardë lekë

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 13:31

Prodhimi bujqësor vendas vazhdon të kryesojë statistikat e eksporteve për periudhën Janar-Tetor 2015.

Sipas të dhënave zyrtare produktet bujqësore , blegtorale dhe agroindustriale kanë shënuar rritjen më të lartë, kundrejt të njëjtën periudhë të një viti më parë, në shifrat nga 13.3 miliadrë lekë në 16.6 miliadrë lekë, ose 3.3 miliardë lekë më shumë.

Ekspertët e bujqësisë e argumentojnë trendin në rritje progresive të sektorit bujqësor vendas, si rezultat i zbatimit të politikave të drejtëpërdrejta të mbështetes ndaj fermerit dhe agropërpunimit.

Edhe për vitin që vjen bujqësia mbetet një nga prioritet e qeverisë shqiptare për tu zhvilluar, pasi së fundmi ky sektor ka marrë edhe mbështetjen, me rritjen e fondeve buxhetore për vitin 2016. Projekt-buxheti i vitit 2016 për sektorin e bujqësisë është rritur me 24%, duke shënuar vlerën 10.5 mld lekë nga 8.5 mld lekë që ishte këtë vit.

Burime nga ministria e Bujqësisë bëjnë të ditur se, peshën më të madhe e zë rehabilitimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet, ku do të alokohen 4.3 mld lekë, ose 70% më shumë se një vit më parë. Ndërsa një pjesë e fondit do të administratohet nga pushteti lokal. Një tjetër komponent me rëndësi ben të ditur ministria e Bujqësisë, është ai i zhvillimit rural dhe subvencioneve, me 3.5 mld lekë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat