Energjia, Gjiknuri: Në vitin 2016 do të ndërtohen 2 nënstacione elektrike në Tiranë

Ekonomi

Energjia, Gjiknuri: Në vitin 2016 do të ndërtohen 2 nënstacione elektrike në Tiranë

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 11:31

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri raportoi në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese lidhur me buxhetin 2016 të Ministrisë për investimet në sektorin e energjisë. Gjiknuri tha se për vitin 2016 janë parashikuar që në Tiranë do të ndërtohej 2 nënstacione të reja elektrike, që do të përmirësojë furnizimin me energji.

Ministri shtoi se ky buxhet është hartuar me parashikime afatmesme, ndërsa fondi më i madh i parashikuar janë investimet. Sipas Gjiknurit, buxheti parashikon fonde për gazifikimin dhe efiçencën e energjisë. Ndër të tjera, ministri theksoi se investimet në sektorin e shpërndarjes së energjisë do të vazhdojnë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat